1 1 Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi.
1 2 Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė.
1 3 Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė.
1 4 Nė atė ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerėzve.
1 5 Dhe drita shkėlqen nė errėsirė dhe errėsira nuk e kuptoi.
1 6 Qe njė njeri i dėrguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.
1 7 Ai erdhi si dėshmitar, pėr tė dėshmuar pėr dritėn, qė tė gjithė tė besonin nėpėrmjet tij;
1 8 ai nuk ishte drita, por u dėrgua pėr tė dėshmuar pėr dritėn.
1 9 Ai (fjala) ishte drita e vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri qė vjen nė botė.
1 10 Ai (fjala) ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij, por bota nuk e njohu.
1 11 Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan,
1 12 por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij,
1 13 tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia.
1 14 Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė.
1 15 Gjoni dėshmoi pėr tė dhe thirri duke thėnė: ``Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: "Ai qė vjen pas meje mė ka paraprirė, sepse ishte pėrpara meje"``.
1 16 Dhe ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij, hir mbi hir.
1 17 Sepse Ligji u dha nėpėrmjet Moisiut, por hiri dhe e vėrteta erdhėn nėpėrmjet Jezu Krishtit.
1 18 Askush s`e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t`Et, ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur.
1 19 Dhe kjo ėshtė dėshmia e Gjonit, kur Judenjtė i dėrguan nga Jeruzalemi priftėrinj dhe levitė pėr ta pyetur: ``Kush je ti?``.
1 20 Ai edhe e rrėfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrėfeu: ``Unė nuk jam Krishti``.
1 21 Atėherė ata e pyetėn: ``Kush je, pra? A je Elia?``. Ai tha: ``Nuk jam!``. ``Je ti profeti?``. Dhe ai pėrgjigjej: ``Jo!``.
1 22 Atėherė ata i thanė: ``Kush je ti, qė t`u japim pėrgjigje atyre qė na dėrguan? Ē`thua pėr veten tėnde?``.
1 23 Ai u pėrgjigj: ``Unė jam zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: drejtoni udhėn e Zotit, sikurse tha profeti Isaia``.
1 24 Dhe ata qė qenė dėrguar, ishin nga farisenjtė;
1 25 ata e pyetėn dhe i thanė: ``Atėherė pse ti pagėzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?``.
1 26 Gjoni iu pėrgjigj atyre, duke thėnė: ``Unė pagėzoj me ujė, por midis jush ėshtė njė qė ju nuk e njihni.
1 27 Ai ėshtė ai qė vjen pas meje e mė paraprin, tė cilit unė nuk jam i denjė t`ia zgjidh lidhėsen e sandaleve``.
1 28 Kėto gjėra ndodhėn nė Betabara, pėrtej Jordanit, ku Gjoni po pagėzonte.
1 29 Tė nesėrmen, Gjoni e pa Jezusin qė po vinte drejt tij dhe tha: ``Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!
1 30 Ky ėshtė ai pėr tė cilin unė thashė: "Mbas meje vjen njė burrė qė mė ka paraprirė, sepse ishte pėrpara meje!".
1 31 Unė nuk e njihja, prandaj erdha tė pagėzoj me ujė, qė ky t`i zbulohet Izraelit``.
1 32 Dhe Gjoni dėshmoi duke thėnė: ``E pashė Frymėn duke zbritur nga qielli si njė pėllumb dhe ndenji mbi tė.
1 33 Unė nuk e njihja, por ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj nė ujė, mė tha: "Ai, mbi tė cilin do tė shikosh se zbret Fryma dhe qėndron mbi tė, ėshtė ai qė pagėzon me Frymėn e Shenjtė".
1 34 Dhe unė pashė e dėshmova se ai ėshtė Biri i Perėndisė``.
1 35 Tė nesėrmen Gjoni rrinte pėrsėri atje me dy nga dishepujt e vet.
1 36 Dhe, duke i ngulur sytė mbi Jezusin qė po kalonte, tha: ``Ja Qengji i Perėndisė!``.
1 37 Dhe tė dy dishepujt dėgjuan atė duke folur, dhe e ndoqėn Jezusin.
1 38 Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: ``Ē`kėrkoni?``. Ata i thanė: ``Rabbi (qė e pėrkthyer do tė thotė "mėsues"), ku banon?``.
1 39 Ai iu pėrgjigj atyre: ``Ejani e shikoni``. Ata shkuan dhe e panė ku banonte ai, dhe ndenjėn atė ditė bashkė me tė. Ishte rreth orės dhjetė.
1 40 Andrea, vėllai i Simon Pjetrit, ishte njė nga ata tė dy qė e kishin dėgjuar kėtė nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.
1 41 Ky gjeti mė tė parin vėllanė e vet, Simonin, dhe i tha: ``E gjetėm Mesian qė pėrkthyer do tė thotė: "Krishti"``;
1 42 dhe e ēoi te Jezusi. Atėherė Jezusi e shikoi dhe tha: ``Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do tė quhesh Kefa, qė do tė thotė: "gur"``.
1 43 Tė nesėrmen, Jezusi donte tė dilte nė Galile; gjeti Filipin dhe i tha: ``Ndiqmė!``.
1 44 Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.
1 45 Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: ``E gjetėm atė, pėr tė cilin shkroi Moisiu nė ligj dhe profetėt: Jezusin nga Nazareti, tė birin e Jozefit!``.
1 46 Dhe Natanaeli i tha: ``A mund tė dalė diēka e mirė nga Nazareti?``. Filipi i tha: ``Eja e shih!``.
1 47 Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha pėr tė: ``Ja njė Izraelit i vėrtetė, tek i cili s`ka mashtrim``.
1 48 Natanaeli i tha: ``Nga mė njeh?``. Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Tė pashė kur ishe nėn fik, para se tė tė thėrriste Filipi``.
1 49 Natanaeli duke iu pėrgjigjur tha: ``Mėsues, ti je Biri i Perėndisė, ti je mbreti i Izraelit!``.
1 50 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Sepse tė thashė se tė pashė nėn fik, ti beson; do tė shohėsh gjėra mė tė mėdha se kėto!``.
1 51 Pastaj i tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se tash e tutje ju do tė shihni qiellin e hapur dhe engjėjt e Perėndisė duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut``.
2 1 Tri ditė mė vonė po bėhej njė dasmė nė Kanė tė Galilesė, dhe nėna e Jezusit ishte atje.
2 2 Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar nė dasmė.
2 3 Duke qenė se mbaroi vera, nėna e Jezusit i tha: ``Nuk kanė mė verė!``.
2 4 Jezusi i tha: ``Ē`ke me mua, o grua? Ora ime s`ka ardhur akoma!``.
2 5 Nėna e tij u tha shėrbėtorėve: ``Bėni gjithēka qė ai t`ju thotė!``.
2 6 Aty ishin gjashtė enė prej guri, qė pėrdoreshin pėr pastrimin e Judenjve, dhe secila nxėnte dy ose tri masa.
2 7 Jezusi u tha: ``Mbushni enėt me ujė!``. Dhe ata i mbushėn deri nė grykė.
2 8 Pastaj u tha: ``Nxirreni tani dhe ēojani tė parit tė festės``. Dhe ata ia ēuan.
2 9 Dhe, mbasi i pari i festės e provoi ujin e shndėrruar nė verė (ai nuk e dinte nga vinte kjo verė, por e dinin mirė shėrbėtorėt qė e kishin nxjerrė ujin), i pari i festės e thirri dhėndrin,
2 10 dhe i tha: ``Ēdo njeri nxjerr nė fillim verėn mė tė mirė dhe, kur tė ftuarit kanė pirė shumė, verėn e keqe; ti, pėrkundrazi, e ke ruajtur verėn e mirė deri tani!``.
2 11 Jezusi bėri kėtė fillim tė shenjave nė Kanė tė Galilesė dhe e shfaqi lavdinė e tij, dhe dishepujt e tij besuan nė tė.
2 12 Pas kėsaj, ai zbriti nė Kapernaum me nėnėn e tij, vėllezėrit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qėndruan aty pak ditė.
2 13 Pra, Pashka e Judenjve ishte afėr dhe Jezusi u ngjit nė Jeruzalem.
2 14 Dhe nė tempull gjeti ata qė shisnin qe, dele e pėllumba dhe kėmbyes monedhash duke ndenjur;
2 15 dhe si bėri njė kamxhik me litarė, i dėboi tė gjithė nga tempulli bashkė me qetė dhe delet, dhe ua hallakati paratė kėmbyesve tė monedhave dhe ua pėrmbysi tavolinat,
2 16 dhe shitėsve tė pėllumbave u tha: ``Hiqni kėto gjėra qė kėtej; mos e bėni shtėpinė e Atit tim shtėpi tregtie!``.
2 17 Kėshtu dishepujve tė tij i kujtohej se ishte shkruar: ``Zelli i shtėpisė sate mė ka pėrpirė!``.
2 18 Atėherė Judenjtė u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Ē`shenjė na tregon se i bėn kėto gjėra?``.
2 19 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Shkatėrroni kėtė tempull dhe unė pėr tri ditė do ta ngre pėrsėri!``.
2 20 Atėherė Judenjtė thanė: ``U deshėn dyzet e gjashtė vjet qė tė ndėrtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh pėr tri ditė?``.
2 21 Por ai fliste pėr tempullin e trupit tė vet.
2 22 Kur, mė pas, ai ishte ringjallur prej sė vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai kėtė ua kishtė thėnė dhe u besuan Shkrimin dhe fjalėve qė kishte thėnė Jezusi.
2 23 Dhe kur qe nė Jeruzalem pėr festėn e Pashkės, shumė vetė besuan nė emrin e tij duke parė shenjat qė bėnte,
2 24 por Jezusit nuk u zinte besė atyre, sepse i njihte tė gjithė,
2 25 dhe sepse nuk kishte nevojė qė ndokush tė jepte dėshmi pėr njeriun, sepse ai e dinte ē`kishte pėrbrenda njeriut.
3 1 Midis farisenjve ishte njė njeri me emrin Nikodem, njė krer i Judenjve.
3 2 Ky erdhi natėn te Jezusi dhe i tha: ``Mėsues, ne e dimė se ti je njė mėsues i ardhur nga Perėndia, sepse askush nuk mund tė bėjė shenjat qė bėn ti, nė qoftė se Perėndia nuk ėshtė me tė``.
3 3 Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė``.
3 4 Nikodemi i tha: ``Po si mund tė lindė njeriu kur ėshtė plak? A mund tė hyjė ai pėr sė dyti nė barkun e nėnės sė vet dhe tė lindė?``.
3 5 Jezusi u pėrgjigj: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė.
3 6 Ē`ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē`ka lindur nga Fryma ėshtė frymė.
3 7 Mos u mrrekullo qė tė thashė: "Duhet tė lindni pėrsėri".
3 8 Era fryn ku tė dojė dhe ti ia dėgjon zėrin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kėshtu ėshtė edhe ēdo njėri qė ka lindur nga Fryma``.
3 9 Nikodemi, duke u pėrgjigjur, i tha: ``Si mund tė ndodhin kėto gjėra?``.
3 10 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Ti je mėsuesi i Izraelit dhe nuk i ditke kėto gjėra?
3 11 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se ne flasim atė qė dimė dhe dėshmojmė atė qė pamė, por ju nuk e pranoni dėshminė tonė.
3 12 Nė qoftė se ju fola pėr gjėrat tokėsore dhe ju nuk besoni, si do tė mė besoni nėse ju flas pėr gjėrat qiellore?
3 13 Askush nuk u ngjit nė qiell, pėrveē atij qė zbriti nga qielli, pra, Birit tė njeriut qė ėshtė nė qiell.
3 14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin nė shkretėtirė, kėshtu duhet tė ngrihet lart Biri i njeriut,
3 15 qė kushdo qė beson nė tė tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme.
3 16 Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme.
3 17 Sepse Perėndia nuk e dėrgoi Birin e vet nė botė qė ta dėnojė botėn, por qė bota tė shpėtohet prej tij.
3 18 Ai qė beson nė tė nuk dėnohet, por ai qė nuk beson tashmė ėshtė dėnuar, sepse nuk ka besuar nė emrin e Birit tė vetėmlindur tė Perėndisė.
3 19 Tani gjykimi ėshtė ky: Drita erdhi nė botė dhe njerėzit deshėn errėsirėn mė tepėr se dritėn, sepse veprat e tyre ishin tė mbrapshta.
3 20 Sepse kushdo qė bėn gjėra tė mbrapshta e urren dritėn dhe nuk vjen te drita, qė tė mos zbulohen veprat e tij;
3 21 por kush bėn tė vėrtetėn vjen te drita, qė veprat e tij tė zbulohen, sepse u bėnė nė Perėndinė``.
3 22 Pas kėtyre gjėrave, Jezusi erdhi me dishepujt e vet nė tokėn e Judesė dhe qėndroi aty bashkė me ta dhe pagėzonte.
3 23 Por edhe Gjoni pagėzonte nė Enon, afėr Salimit, sepse aty kishte shumė ujė; dhe njerėzit vinin dhe pagėzoheshin,
3 24 sepse Gjoni s`ishte hedhur akoma nė burg.
3 25 Atėherė lindi njė diskutim ndėrmjet dishepujve tė Gjonit me Judenjtė rreth pastrimit.
3 26 Kėshtu erdhėn te Gjoni dhe i thanė: ``Mėsues, ai qė ishte me ty pėrtej Jordanit, pėr tė cilin ti bėre dėshmi, ja, ai pagėzon dhe tė gjithė shkojnė tek ai``.
3 27 Gjoni u pėrgjigj dhe tha: ``Njeriu nuk mund tė marrė asgjė, nėse nuk i ėshtė dhėnė nga qielli.
3 28 Ju vetė mė jeni dėshmitarė se thashė: "Unė nuk jam Krishti, por jam dėrguar pėrpara tij".
3 29 Ai qė e ka nusen ėshtė dhėndri, por miku i dhėndrit, qė ėshtė i pranishėm dhe e dėgjon, gėzohet shumė pėr zėrin e dhėndrit; prandaj ky gėzimi im ėshtė i plotėsuar!
3 30 Ai duhet tė rritet dhe unė tė zvogėlohem.
3 31 Ai qė vjen nga lart ėshtė pėrmbi tė gjithė; ai qė vjen nga dheu ėshtė nga dheu dhe flet pėr dheun; ai qė vjen nga qielli ėshtė pėrmbi tė gjithė.
3 32 Dhe ai dėshmon ēfarė ka parė dhe dėgjuar, por askush nuk e pranon dėshminė e tij.
3 33 Ai qė e pranoi dėshminė e tij e vulosi se Perėndia ėshtė i vėrtetė.
3 34 Sepse ai qė Perėndia ka dėrguar flet fjalėt e Perėndisė, sepse Perėndia nuk e jep Frymėn e tij me masė.
3 35 Ati e do Birin dhe i ka dhėnė nė dorė ēdo gjė.
3 36 Kush beson nė Birin ka jetė tė pėrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tė shohė jetė, por zemėrimi i Perėndisė qėndron mbi tė``.
4 1 Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtė kishin dėgjuar se Jezusi po bėnte mė shumė dishepuj dhe po pagėzonte mė shumė se Gjoni
4 2 (ndonėse nuk pagėzonte Jezusi vetė, por dishepujt e tij),
4 3 e la Judenė dhe shkoi pėrsėri nė Galile.
4 4 Por duhej tė kalonte nėpėr Samari.
4 5 Arriti, pra, nė njė qytet tė Samarisė qė quhej Sihar, afėr tokės qė Jakobi i kishte dhėnė Jozefit, birit tė vet.
4 6 Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė pusit; ishte rreth orės sė gjashtė.
4 7 Njė grua nga Samaria erdhi tė nxjerrė ujė. Dhe Jezusi i tha: ``Mė jep tė pi``,
4 8 sepse dishepujt e vet kishin shkuar nė qytet pėr tė blerė ushqime.
4 9 Por gruaja samaritane i tha: ``Po qysh, ti qė je Jude kėrkon tė pish prej meje, qė jam njė grua samaritane?`` (Sepse Judenjtė nuk shoqėrohen me Samaritanėt).
4 10 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Po ta njihje ti dhuratėn e Perėndisė dhe kush ėshtė ai qė tė thotė: "Mė jep tė pi!", ti vetė do tė kėrkoje nga ai dhe ai do tė tė jepte ujė tė gjallė``.
4 11 Gruaja i tha: ``Zot, ti nuk ke as kovė pėr tė nxjerrė dhe pusi ėshtė i thellė; nga e ke, pra, atė ujė tė gjallė?
4 12 Vallė je mė i madh se Jakobi, ati ynė, qe na dha kėtė pus dhe piu prej tij ai vetė, bijtė e tij dhe bagėtitė e tij?``.
4 13 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Kushdo qė pi nga ky ujė, do tė ketė pėrsėri etje,
4 14 por kush pi nga uji qė do t`i jap unė nuk do tė ketė mė kurrė etje pėrjetė; por uji qė unė do t`i jap do tė bėhet nė tė njė burim uji qė gufon nė jetė tė pėrjetshme``.
4 15 Gruaja i tha: ``Zot, mė jep kėtė ujė, qė unė tė mos kem mė etje dhe tė mos vij kėtu tė nxjerr ujė!``.
4 16 Jezusi i tha: ``Shko thirre burrin tėnd dhe eja kėtu``.
4 17 Gruaja u pėrgjigj dhe i tha: ``Unė nuk kam burrė``. Jezusi i tha: ``Mirė the: "Nuk kam burrė",
4 18 sepse ti kishe pesė burra dhe ky qė ke tani nuk ėshtė burri yt; pėr kėtė ke thėnė tė vėrtetėn!``.
4 19 Gruaja i tha: ``Zot, po shoh se ti je njė profet.
4 20 Etėrit tanė adhuronin mbi kėtė mal, dhe ju thoni se nė Jeruzalem ėshtė vendi ku duhet tė adhurojmė``.
4 21 Jezusi i tha: ``O grua, mė beso: vjen ora qė as mbi kėtė mal as nė Jeruzalem nuk do tė adhuroni Atin.
4 22 Ju adhuroni atė qė s`e njihni; ne adhurojmė atė qė njohim; sepse shpėtimi vjen nga Judenjtė.
4 23 Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati.
4 24 Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet t`a adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn``.
4 25 Gruaja i tha: ``Unė e di se do tė vijė Mesia, qė e quajnė Krisht; kur tė ketė ardhur, ai do tė na kumtojė ēdo gjė``.
4 26 Jezusi i tha: ``Unė jam, ai qė po tė flet!``.
4 27 Nė kėtė moment erdhėn dishepujt e tij dhe u mrekulluan qė po fliste me njė grua; por asnjė nuk i tha: ``Ēfarė do?`` ose: ``Pse po flet me tė?``.
4 28 Atėherė gruaja e la kovėn e saj dhe u kthye nė qytet dhe u tha njerėzve:
4 29 ``Ejani tė shikoni njė njeri qė mė ka thėnė gjithēka kam bėrė; vallė mos ėshtė ky Krishti?``.
4 30 Dolėn, pra, nga qyteti dhe erdhėn tek ai.
4 31 Ndėrkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thėnė: ``Mėsues, ha``.
4 32 Por ai u tha atyre: ``Unė kam njė ushqim pėr tė ngrėnė tė cilin ju s`e njihni``.
4 33 Prandaj dishepujt i thonin njėri-tjetrit: ``Mos i solli vallė dikush pėr tė ngrėnė?``.
4 34 Jezusi u tha atyre: ``Ushqimi im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij.
4 35 A nuk thoni ju se ka edhe katėr muaj dhe vjen korrja? Ja, unė po ju them: Ngrini sytė tuaj dhe shikoni fushat qė tashmė zbardhojnė pėr korrjen.
4 36 Korrėsi e merr shpėrblimin dhe mbledh frytin pėr jetėn e pėrjetshme, qė mbjellėsi dhe korrėsi tė gėzohen sėbashku.
4 37 Sepse nė kėtė vėrtetohet e thėna: "Njė mbjell e tjetri korr".
4 38 Unė ju dėrgova tė korrni atė pėr tė cilin ju nuk u munduat; tė tjerėt u munduan dhe ju hytė nė mundimin e tyre``.
4 39 Dhe shumė Samaritanė nga ai qytet besuan nė tė, pėr shkak tė fjalės sė gruas qė dėshmoi: ``Ai mė tregoi gjithēka kam bėrė``.
4 40 Por kur Samaritanėt erdhėn tek ai, e lutėn tė qėndrojė me ta; dhe ai ndenji aty dy ditė.
4 41 Dhe shumė mė tepėr njerėz besuan pėr shkak tė fjalės sė tij.
4 42 Dhe ata i thoshnin gruas: ``S`ėshtė mė vetėm pėr shkak tė fjalėve tė tua qė besojmė, por sepse ne vetė e kemi dėgjuar dhe dimė se ai ėshtė me tė vėrtetė Krishti, Shpėtimtari i botės``.
4 43 Pra, si kaluan ato dy ditė, ai u nis prej andej dhe shkoi nė Galile,
4 44 sepse vetė Jezusi dėshmoi se njė profet nuk nderohet nė vendlindjen e vet.
4 45 Pra, kur arriti nė Galile, Galileasit e pritėn, sepse kishin parė tė gjitha ato qė kishte bėrė nė Jeruzalem gjatė festės, sepse edhe ata kishin shkuar pėr festė.
4 46 Jezusi erdhi, pra, pėrsėri nė Kanė tė Galilesė, ku e kishte bėrė ujin verė. Dhe aty ishte njė nėpunės i mbretit, djali i tė cilit ishte i sėmurė nė Kapernaum.
4 47 Ky, kur dėgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja nė Galile, shkoi tek ai dhe iu lut qė tė zbriste e ta shėronte birin e tij, qė ishte gati pėr vdekje.
4 48 Atėherė Jezusi i tha: ``Po tė mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni``.
4 49 Nėpunėsi i mbretit i tha: ``Zot, zbrit para se djali im tė vdesė``.
4 50 Jezusi i tha: ``Shko, djali yt jeton!``. Dhe ai njeri i besoi fjalės qė i tha Jezusi dhe shkoi.
4 51 Pikėrisht kur ai po zbriste, i dolėn pėrpara shėrbėtorėt e vet dhe e informuan duke thėnė: ``Djali yt jeton!``.
4 52 Dhe ai i pyeti ata nė cilėn orė u bė mė mirė; ata i thanė: ``Dje nė orėn e shtatė e lanė ethet``.
4 53 Atėherė i ati e kuptoi se ishte pikėrisht nė atė orė nė tė cilėn Jezusi i kishte thėnė: ``Djali yt jeton``; dhe besoi ai dhe gjithė shtėpia e tij.
4 54 Jezusi bėri edhe kėtė shenjė tė dytė, kur u kthye nga Judeja nė Galile.
5 1 Pas kėtyre ngjarjeve ishte njė festė e Judenjve dhe Jezusi u ngjit nė Jeruzalem.
5 2 Nė Jeruzalem, afėr portės sė dhenve, ėshtė njė pellg qė nė hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesė portikė.
5 3 Nėn to dergjeshin njė numėr i madh tė lėnguarish: tė verbėr, tė ēalė dhe tė paralizuar, tė cilėt prisnin lėvizjen e ujit.
5 4 Sepse njė engjėll, kohė pas kohe, zbriste nė pellg dhe e lėvizte ujin; dhe i pari qė hynte, mbasi uji ishte lėvizur, shėrohej nga ēfarėdo sėmundje qė tė kishte.
5 5 Aty ishte njė njeri i lėnguar prej tridhjetė e tetė vjetėsh.
5 6 Jezusi, duke e parė shtrirė dhe duke ditur se prej shumė kohe ishte nė atė gjendje, i tha: ``A dėshiron tė shėrohesh?``.
5 7 I lėnguari u pėrgjigj: "Zot, unė s`kam njeri qė, kur lėviz uji, tė mė fusė nė pellg; dhe, ndėrsa unė po shkoj, njė tjetėr zbret para meje``.
5 8 Jezusi i tha: ``Ēohu, merr vigun tėnd dhe ec!``.
5 9 Njeriu u shėrua nė ēast, mori vigun e tij dhe eci. Atė ditė ishte e shtunė.
5 10 Prandaj Judenjtė i thanė atij qė u shėrua: ``Éshtė e shtunė; nuk ėshtė e ligjshme pėr ty tė ngresh vigun tėnd!``.
5 11 Ai iu pėrgjigj atyre: ``Ai qė mė shėroi mė tha: "Merre vigun tėnd dhe ec!"``.
5 12 Atėherė ata e pyetėn: ``Kush ėshtė ai njeri qė tė tha: "Merre vigun tėnd dhe ec"?``.
5 13 Por ai qė ishte shėruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar pėr shkak tė turmės qė ishte nė atė vend.
5 14 Mė vonė Jezusi e gjeti nė tempull dhe i tha: ``Ja, ti u shėrove; mos mėkato mė qė tė mos tė tė bėhet njė gjė mė e keqe``.
5 15 Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai qė e shėroi.
5 16 Pėr kėtė Judenjtė e pėrndiqnin Jezusin dhe kėrkonin ta vrisnin, sepse bėnte kėto gjėra tė shtunave.
5 17 Por Jezusi u pėrgjigj atyre: ``Im Atė vepron deri mė tash, e edhe unė veproj``.
5 18 Pėr kėtė Judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vrisnin, sepse jo vetėm se shkelte tė shtunėn, por edhe se thoshte se Perėndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perėndinė.
5 19 Atėherė Jezusi u pėrgjgj dhe u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se Biri nuk mund tė bėjė asgjė prej vetvetes, pėrveē asaj qė sheh se bėn Ati; gjėrat nė fakt qė bėn Ati, i bėn po ashtu dhe Biri.
5 20 Sepse Ati e do Birin dhe i dėfton gjithēka qė bėn vetė; dhe do t`i dėftojė vepra mė tė mėdha se kėto, qė tė mrekulloheni.
5 21 Nė fakt ashtu si ati ringjall tė vdekurit dhe u jep atyre jetėn, po kėshtu edhe Biri i jep jetėn kujtdo qė do.
5 22 Sepse Ati nuk gjykon asnjė, por gjithė gjyqin ia dha Birit,
5 23 qė tė gjithė ta nderojnė Birin ashtu siē nderojnė Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin qė e ka dėrguar.
5 24 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė.
5 25 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur tė vdekurit do tė dėgjojnė zėrin e Birit tė Perėndisė, dhe ata qė e kanė dėgjuar do tė jetojnė.
5 26 Sepse, sikurse Ati ka jetė nė vetvete, kėshtu ia ka dhėnė dhe Birit tė ketė jetė nė vetvete;
5 27 dhe i ka dhėnė gjithashtu autoritet tė gjykojė, sepse ėshtė Bir i njeriut.
5 28 Mos u mrrekulloni pėr kėtė, sepse po vjen ora kur tė gjithė ata qė janė nė varre do ta dėgjojnė zėrin e tij
5 29 dhe do tė dalin prej tyre; ata qė kanė bėrė tė mira, nė ringjallje tė jetės, dhe ata qė kanė bėrė tė liga, nė ringjalljen e dėnimit.
5 30 Unė s`mund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj sipas asaj qė dėgjoj dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk kėrkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar.
5 31 Nėse unė dėshmoj pėr veten time, dėshmia ime nuk ėshtė e vėrtetė.
5 32 Éshtė njė tjetėr qė dėshmon pėr mua, dhe unė e di se dėshmia qė ai jep pėr mua ėshtė e vėrtetė.
5 33 Ju keni dėrguar te Gjoni dhe ai i ka dhėnė dėshmi tė vėrtetės.
5 34 Tani unė nuk e marr dėshminė nga asnjė njeri, por i them kėto gjėra qė ju tė shpėtoheni.
5 35 Ai ishte njė kandil qė digjet e ndriēon; dhe ju deshėt tė gėzoheni pėr pak kohė nė dritėn e tij.
5 36 Por dėshmia qė kam unė ėshtė mė e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat qė Ati mė ka dhėnė tė kryej, ato vepra qė bėj unė, dėshmojnė pėr mua, se Ati mė ka dėrguar.
5 37 Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė fytyrėn e tij,
5 38 dhe nuk e keni fjalėn e tij qė tė banojė nė ju, sepse nuk besoni nė atė qė ai ka dėrguar.
5 39 Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni tė keni nėpėrmjet tyre jetė tė pėrjetshme; dhe ato janė kėto qė dėshmojnė pėr mua.
5 40 Por ju nuk doni tė vini tek unė qė tė keni jetėn.
5 41 Unė nuk marr lavdi nga njerėzit.
5 42 Por unė ju njoh, qė nuk keni dashurinė e Perėndisė nė ju.
5 43 Unė kam ardhur nė emėr tė Atit tim dhe ju nuk mė pranoni; po tė vinte ndonjė tjetėr nė emėr tė vet, ju do ta pranonit.
5 44 Si mund tė besoni ju, ju qė ia merrni lavdinė njėri-tjetrit dhe nuk kėrkoni lavdinė qė vjen vetėm nga Perėndia?
5 45 Mos mendoni se unė ju padis tek Ati; ka kush t`ju padisė: Moisiu, nė tė cilin ju kishit varur shpresėn tuaj;
5 46 sepse nėqoftėse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do tė mė besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar pėr mua.
5 47 Por nėqoftėse ju nuk u besoni shkrimeve tė tij, si do t`u besoni fjalėve tė mia?``.
6 1 Pas kėtyre gjėrave, Jezusi kaloi pėrtej detit tė Galilesė, domethėnė tė Tiberiadės.
6 2 Dhe njė turmė e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat qė ai bėnte mbi tė lėnguarit.
6 3 Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.
6 4 Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afėr.
6 5 Jezusi, pra, i ngriti sytė dhe, duke parė se njė turmė e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ``Ku do tė blejmė bukė qė kėta tė mund tė hanė?``.
6 6 Por ai e thoshte kėtė pėr ta vėnė nė provė, sepse ai e dinte ē`do tė bėnte.
6 7 Filipi iu pėrgjigj: ``Dyqind denarė bukė nuk do tė mjaftojnė pėr ata, qė secili prej tyre mund tė ketė njė copė``.
6 8 Andrea, i vėllai i Simon Pjetrit, njė nga dishepujt e tij, i tha:
6 9 ``Kėtu ėshtė njė djalosh qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl; por ē`janė kėto pėr aq njerėz?``.
6 10 Dhe Jezusi tha: ``Bėjini njerėzit tė ulen!``. Por nė atė vend kishte shumė bar. Njerėzit, pra, u ulėn dhe ishin nė numėr rreth pesė mijė.
6 11 Pastaj Jezusi mori bukėt dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerėzve tė ulur; tė njėjtėn gjė bėnė edhe me peshqit, aq sa deshėn.
6 12 Dhe mbasi ata u ngopėn, Jezusi u tha dishepujve tė vet: ``Mblidhni copat qė tepruan, qė tė mos shkojė dėm asgjė``.
6 13 I mblodhėn, pra, dhe mbushėn dymbėdhjetė shporta me copa nga ato pesė bukė prej elbi qė u tepruan atyre qė kishin ngrėnė.
6 14 Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė``.
6 15 Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin pėr ta bėrė mbret, u tėrhoq pėrsėri mbi malin, fill i vetėm.
6 16 Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritėn drejt detit.
6 17 Hipėn nė barkė dhe shkuan pėrtej detit, drejt Kapernaumit; tashmė ishte errėt dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
6 18 Deti ishte i trazuar, sepse frynte njė erė e fortė.
6 19 Dhe pasi kishin vozitur rreth njėzet e pesė ose tridhjetė stade, panė Jezusin qė po ecte mbi det dhe po i afrohej barkės dhe patėn frikė.
6 20 Por ai u tha atyre: ``Jam unė, mos druani!``.
6 21 Ata, pra, deshnin ta merrnin nė barkė, dhe menjėherė barka u bregėzua nė atė vend ku ishin drejtuar.
6 22 Tė nesėrmen turma, qė kishte mbetur nė bregun tjetėr tė detit, pa se atje nuk kishte tjetėr pėrveē njė barke tė vogėl, nė tė cilėn kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe qė ai nuk kishte hipur me ta, dhe qė dishepujt e tij ishin nisur vetėm;
6 23 ndėrkaq kishin ardhur barka tė tjera nga Tiberiada, afėr vendit ku kishin ngrėnė bukė, pasi Zoti kishte falėnderuar.
6 24 Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte mė atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nėpėr barka dhe erdhi nė Kapernaum, duke kėrkuar Jezusin.
6 25 Kur e gjetėn pėrtej detit i thanė: ``Mėsues, kur erdhe kėtu?``
6 26 Jezusi u pėrgjigj dhe tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ju mė kėrkoni jo pse patė shenja, por sepse keni ngrėnė nga bukėt dhe keni qenė tė ngopur.
6 27 Mos punoni pėr ushqimin qė prishet, por pėr ushqimin qė mbetet pėr jetė tė pėrjetshme, tė cilin do t`jua japė Biri i njėriut, sepse mbi tė Ati, domethėnė Perėndia, vuri vulėn e tij.``
6 28 Atėherė e pyetėn: ``Ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė kryer veprat e Perėndisė?``.
6 29 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Kjo ėshtė vepra e Perėndisė: tė besoni nė atė qė ai ka dėrguar.``
6 30 Atėherė ata i thanė: ``Ēfarė shenjė bėn ti, pra, qė ne ta shohim e ta besoj-mė? Ē`vepėr po kryen?
6 31 Etėrit tanė hėngrėn manėn nė shkretėtirė, siē ėshtė shkruar: "Ai u dha tė hanė bukė nga qielli"``.
6 32 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se jo Moisiu jua ka dhėnė bukėt nga qielli, por Ati im ju jep bukėn e vėrtetė nga qielli.
6 33 Sepse buka e Perėndisė ėshtė ai qė zbret nga qielli dhe i jep jetė botės``.
6 34 Atėhere ata i thanė: ``Zot, na jep gjithmonė atė bukė``.
6 35 Dhe Jezusi u tha atyre: ``Unė jam buka e jetės; kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri dhe kush beson nė mua, nuk do tė ketė mė kurrė etje.
6 36 Por unė jua thashė: ju mė keni parė, por nuk besoni.
6 37 Gjithēka qė mė jep Ati do tė vijė tek unė; dhe atė qė vjen tek unė, unė nuk do ta nxjerr jashtė kurrė,
6 38 sepse unė kam zbritur nga qielli jo pėr tė bėrė vullnetin tim, por vullnetin e atij qė mė ka dėrguar.
6 39 Ky ėshtė vullneti i Atit qė mė ka dėrguar: qė unė tė mos humbas asgjė nga tė gjitha ato qė ai mė ka dhėnė, por t`i ringjall nė ditėn e fundit.
6 40 Ky, pra, ėshtė vullneti i atij qė mė ka dėrguar: qė kushdo qė sheh Birin dhe beson nė tė, tė ketė jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit``.
6 41 Judenjtė, pra, murmurisnin pėr tė, sepse kishte thėnė: ``Unė jam buka qė zbriti nga qielli``,
6 42 dhe thoshnin: ``Vallė, a nuk ėshtė ky Jezusi, biri i Jozefit, tė cilit ia njohim babanė dhe nėnėn? Si thotė, pra, ky: "Unė zbrita nga qielli"?``.
6 43 Atėherė Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Mos murmurisni midis jush.
6 44 Askush nuk mund tė vijė tek unė, po qe se Ati qė mė ka dėrguar nuk e tėrheq dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit.
6 45 Nė profetėt ėshtė shkruar: "Tė gjithė do tė jenė tė mėsuar nga Perėndia". Ēdo njeri, pra, qė ka dėgjuar dhe mėsuar nga Ati, vjen tek unė.
6 46 Jo s`e ka parė ndonjė Atin, pėrveē atij qė ėshtė nga Perėndia; ky e ka parė Atin.
6 47 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Kush beson nė mua ka jetė tė pėrjetshme.
6 48 Unė jam buka e jetės.
6 49 Etėrit tuaj hėngrėn manėn nė shkretirė dhe vdiqėn.
6 50 Kjo ėshtė buka qė zbret nga qielli, qė njė mund tė hajė e tė mos vdesė.
6 51 Unė jam buka e gjallė qė zbriti nga qielli; nėse njė ha nga kjo bukė do tė jetojė pėrjetė; buka qė unė do tė jap ėshtė mishi im, qė unė do ta jap pėr jetėn e botės``.
6 52 Atėherė Judenjtė filluan tė diskutojnė njeri me tjetrin duke thėnė: ``Si mundet ky tė na japė tė hamė mishin e tij?``.
6 53 Prandaj Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se, po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk keni jetėn nė veten tuaj.
6 54 Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit.
6 55 Sepse mishi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe gjaku im ėshtė me tė vėrtetė pije.
6 56 Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet nė mua dhe unė nė tė.
6 57 Sikurse Ati i gjallė mė ka dėrguar dhe unė jetoj pėr shkak tė Atit, ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė edhe ai pėr shkakun tim.
6 58 Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli; nuk ėshtė si mana qė hėngrėn etėrit tuaj dhe vdiqėn; kush ha kėtė bukė do tė jetojė pėrjetė``.
6 59 Kėto gjėra tha Jezusi nė sinagogė, duke mėsuar nė Kapernaum.
6 60 Kur i dėgjuan kėto, shumė nga dishepujt e tij thanė: ``Kjo e folur ėshtė e rėndė, kush mund ta kuptojė?``.
6 61 Por Jezusi, duke e ditur nė vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin pėr kėtė, u tha atyre: ``Kjo ju skandalizon?
6 62 Ē`do tė ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte mė parė?
6 63 Éshtė Fryma qė jep jetė; mishi nuk vlen asgjė; fjalėt qė po ju them janė frymė dhe jetė.
6 64 Por janė disa midis jush qė nuk besojnė``; nė fakt Jezusi e dinte qė nė fillim kush ishin ata qė nuk besonin, dhe kush ishte ai qė do ta tradhtonte;
6 65 dhe thoshte: ``Pėr kėtė arsye ju thashė se askush nuk mund tė vijė tek unė, nėse nuk i ėshtė dhėnė nga Ati im``.
6 66 Qė nga ai moment shumė nga dishepujt e vet u tėrhoqėn dhe nuk shkuan mė me tė.
6 67 Atėherė Jezusi u tha tė dymbėdhjetėve: ``A doni edhe ju tė largoheni?``.
6 68 Dhe Simon Pjetri iu pėrgjigj: ``Zot, te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė jete tė pėrjetshme.
6 69 Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė``.
6 70 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``A nuk ju kam zgjedhur unė ju tė dymbėdhjetėt? E njė prej jush ėshtė njė djall``.
6 71 Por ai fliste pėr Judė Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte pėr ta tradhtuar, ndonėse ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.
7 1 Pas kėtyre gjėrave, Jezusi pėrshkoi Galilenė, sepse nuk donte tė endej nėpėr Jude, nga qė Judenjtė kėrkonin ta vrisnin.
7 2 Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afėr.
7 3 Prandaj vėllezėrit e tij i thanė: ``Nisu prej kėndej dhe shko nė Jude, qė edhe dishepujt e tu t`i shohin veprat qė ti bėn.
7 4 Askush nė fakt nuk bėn asgjė nė fshehtėsi kur kėrkon tė nijhet botėrisht; kur ti do tė bėsh gjėra tė tilla, tregohu botės!``.
7 5 Nė fakt as vėllezėrit e tij nuk besonin nė tė.
7 6 Atėherė Jezusi u tha aytre: ``Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj ėshtė gjithmonė gati.
7 7 Bota nuk mund t`ju urrejė juve, por mė urren mua sepse unė dėshmoj pėr tė se veprat e saj janė tė mbrapshta.
7 8 Ngjituni ju nė kėtė festė; unė nuk po ngjitem ende nė kėtė festė, sepse koha ime ende nuk ėshtė plotėsuar``.
7 9 Dhe si u tha atyre kėto gjėra, mbeti nė Galile.
7 10 Mbasi vėllezėrit e tij u ngjitėn nė festė, atėherė edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
7 11 Judenjtė, pra, e kėrkonin gjatė festės dhe thoshnin: ``Ku ėshtė ai?``.
7 12 Nė turmė pėshpėritej shumė pėr tė; disa thoshnin: ``Ai ėshtė i mirė!``. Tė tjerė thoshnin: ``Jo, madje ai e mashtron popullin``.
7 13 Por askush nuk fliste haptas pėr tė, nga druajtja e Judenjve.
7 14 Por, aty nga mesi i festės, Jezusi u ngjit nė tempull dhe mėsonte.
7 15 Dhe Judenjtė mrrekulloheshin duke thėnė: ``Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?``.
7 16 Jezusi atėherė iu pėrgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk ėshtė imja, por e atij qė mė ka dėrguar.
7 17 Nė qoftė se dikush don tė bėjė vullnetin e tij, do ta njohė nėse kjo doktrinė vjen nga Perėndia apo qė unė flas nga vetja ime.
7 18 Kush flet nga vetja e tij kėrkon lavdinė e vet, kurse ai qė kėrkon lavdinė e atij qė e ka dėrguar ėshtė i vėrtetė, dhe nė tė nuk ka padrejtėsi.
7 19 A nuk jua ka dhėnė Moisiu ligjin? E pra, asnjė nga ju nuk e vė nė praktikė ligjin. Pse kėrkoni tė mė vritni?``.
7 20 Turma u pėrgjigj dhe tha: ``Ti ke njė demon; kush kėrkon tė tė vrasė?``.
7 21 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: ``Unė bėra njė vepėr dhe ju tė gjithė jeni tė mreku-lluar.
7 22 Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk ėshtė prej Moisiut, por prej etėrve); dhe ju e rrethpritni njė njeri tė shtunėn.
7 23 Nė qoftė se njė njeri merr rrethprerjen tė shtunėn, qė tė mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemėroheni kundėr meje sepse shėrova tėrėsishtė njė njeri tė shtunėn?
7 24 Mos gjykoni sipas pamjes sė jashtme, por gjykoni sipas drejtėsisė!``
7 25 Atėherė disa nga Jeruzalemi thanė: ``A nuk ėshtė ky ai qė kėrkojnė ta vrasin?
7 26 E megjithatė ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonė asgjė; mos kanė njohur krerėt me tė vėrtetė se ai ėshtė Krishti?
7 27 Por ne e dimė se nga ėshtė ai; ndėrsa kur tė vijė Krishti, askush nuk do ta dijė se nga ėshtė``.
7 28 Atėherė Jezusi, duke mėsuar nė tempull, thirri dhe tha: ``Ju mė njihni dhe e dini se nga jam, megjithatė unė s`kam ardhur nga vetja, por ai qė mė ka dėrguar ėshtė i vėrtetė dhe ju nuk e njihni.
7 29 Por unė atė e njoh, sepse jam nga ai dhe ai mė dėrgoi``.
7 30 Prandaj ata kėrkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorė mbi tė, sepse ora e tij s`kishte ardhur akoma.
7 31 Por shumė veta nga turma besuan nė tė dhe thoshnin: ``Kur tė vijė Krishti, a do tė bėjė mė shumė shenja se kėto qė ka bėrė ky?``.
7 32 Farisenjtė dėgjuan turmėn duke pėshpėritur kėto gjėra pėr tė; prandaj farisenjtė dhe krerėt e priftėrinjve dėrguan roje pėr ta kapur.
7 33 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Unė jam edhe pėr pak kohė me ju, pastaj do tė shkoj tek ai qė mė ka dėrguar.
7 34 Do tė mė kėrkoni e nuk do tė mė gjeni; dhe atje ku do tė jem unė, ju nuk do tė mund tė vini``.
7 35 Prandaj Judenjtė thonin nė mes tyre: ``Ku do tė shkojė ky qė ne nuk do ta gjejmė? Mos do tė shkojė tek ata qė janė shpėrndarė midis Grekėve, dhe tė mėsojė Grekėt?
7 36 Ēfarė deshi tė thoshte kur tha: "Ju do tė mė kėrkoni dhe nuk do tė mė gjeni"; dhe: "Atje ku do tė jem unė, ju nuk mund tė vini"?``.
7 37 Ditėn e fundit, nė ditėn e madhe tė festės, Jezusi u ēua nė kėmbė dhe thirri duke thėnė: ``Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė.
7 38 Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė``.
7 39 Por kėtė ai e tha pėr Frymėn, qė do tė merrnin ata qė do tė besonin nė tė; sepse Fryma e Shenjtė nė fakt nuk ishte dhėnė ende, sepse Jezusi ende nuk ishte pėrlėvduar.
7 40 Shumė veta nga turma, kur i dėgjuan kėto fjalė, thoshnin: ``Ky ėshtė me tė vėrtetė Profeti!``.
7 41 Tė tjerė thoshnin: ``Ky ėshtė Krishti``. Kurse tė tjerė thoshnin: ``Vallė nga Galilea vjen Krishti?
7 42 A nuk thotė Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?``.
7 43 Kėshtu pati pėrēarje nė turmė pėr shkak tė tij.
7 44 Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorė mbi tė.
7 45 Atėherė rojet u kthyen te krerėt e priftėrinjve dhe te farisenjtė, dhe kėta u thanė atyre: ``Pse nuk e sollėt?``.
7 46 Rojet u pėrgjigjen: ``Asnjeri nuk ka folur kurrė si ai njeri``.
7 47 Prandaj farisenjtė iu pėrgjigjėn atyre: ``Mos u gėnjyet edhe ju?
7 48 Mos vallė ndonjė nga krerėt ose nga farisenjtė besoi nė tė?
7 49 Por kjo turmė, qė nuk e njeh ligjin, ėshtė e mallkuar``.
7 50 Nikodemi, njė prej tyre, i cili natėn kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:
7 51 ``Ligji ynė dėnon vallė njė njeri para se ta ketė dėgjuar dhe ta dijė ē`ka bėrė ai?``.
7 52 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do tė shohėsh se nga Galilea s`ka dalė kurrė profet``.
7 53 Dhe secili u kthye nė shtėpinė e vet.
8 1 Dhe Jezusi shkoi nė malin e Ullinjve.
8 2 Por, si zbardhi dita, u kthye pėrsėri nė tempull dhe gjithė populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mėsonte.
8 3 Atėherė farisenjtė dhe skribėt i prunė njė grua qė ishte kapur duke shkelur kurorėn dhe, mbasi e vunė nė mes,
8 4 i thanė Jezusit: ``Mėsues, kjo grua ėshtė kapur nė flagrancė, duke shkelur kurorėn.
8 5 Por nė ligj Moisiu na ka urdhėruar tė vriten me gurė gra tė tilla, por ti ē`thua?``.
8 6 Flisnin kėshtu pėr ta vėnė nė provė dhe pėr tė pasur diēka pėr ta paditur. Por Jezusi, duke u shtėnė se nuk dėgjoi, u pėrkul dhe shkruante me gisht nė dhe.
8 7 Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!``.
8 8 Pastaj u pėrkul pėrsėri dhe shkruante nė dhe.
8 9 Atėherė ata, e dėgjuan kėtė dhe tė bindur nga ndėrgjegjja, u larguan njė nga njė, duke filluar nga mė tė vjetrit e deri te tė fundit; kėshtu Jezusi mbeti vetėm me atė grua, qė qėndronte atje nė mes.
8 10 Jezusi atėherė u ngrit dhe, duke mos parė tjetėr pėrveē gruas, i tha: ``O grua, ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?``.
8 11 Dhe ajo u pėrgjigj: ``Askush, Zot``. Atėherė Jezusi i tha: ``As unė nuk tė dėnoj; shko dhe mos mėkato mė``.
8 12 Dhe Jezusi u foli atyre pėrsėri duke thėnė: ``Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės``.
8 13 Atėherė farisenjtė i thanė: ``Ti dėshmon pėr vetveten; dėshmimi yt nuk ėshtė i vėrtetė``.
8 14 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Edhe pse dėshmoj pėr vetvete, dėshmimi im ėshtė i vėrtetė, sepse unė e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, pėrkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.
8 15 Ju gjykoni sipas mishit, unė nuk gjykoj asnjeri.
8 16 Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im ėshtė i vėrtetė, sepse unė nuk jam vetėm, por jam unė dhe Ati qė mė dėrgoi.
8 17 Edhe nė ligjin tuaj ėshtė shkruar se dėshmimi i dy njerėzve ėshtė i vėrtetė.
8 18 Unė jam ai qė dėshmoj pėr vetvete dhe Ati qė mė ka dėrguar dėshmon pėr mua``.
8 19 Atėherė i thanė: ``Ku ėshtė Ati yt?``. Jezusi u pėrgjigj: ``Ju nuk mė njihni as mua, as Atin tim; po tė mė njihnit mua, do tė njihnit edhe Atin tim``.
8 20 Jezusi i shprehu kėto fjalė nė vendin e thesarit, duke mėsuar nė tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.
8 21 Jezusi, pra, u tha atyre pėrsėri: ``Unė po shkoj dhe ju do tė mė kėrkoni, dhe do tė vdisni nė mėkatin tuaj. Atje ku shkoj unė, ju nuk mund tė vini``.
8 22 Prandaj Judenjtė thoshnin: ``Mos don tė vrasė veten, sepse thotė: "Ku shkoj unė, ju nuk mund tė vini"?``.
8 23 Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga kėtu poshtė, kurse unė jam nga atje lart; ju jeni prej kėsaj bote, unė nuk jam prej kėsaj bote.
8 24 Prandaj ju thashė se ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, sepse po tė mos besoni se unė jam, ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja``.
8 25 Atėherė ata i thanė: ``Kush je ti?``. Dhe Jezusi u tha atyre: ``Pikėrisht atė qė ju thashė.
8 26 Shumė gjėra kam pėr tė thėnė e pėr tė gjykuar lidhur me ju; por ai qė mė ka dėrguar ėshtė i vėrtetė dhe gjėrat qė kam dėgjuar nga ai, ia them botės``.
8 27 Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre pėr Atin.
8 28 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atėherė do tė njihni se unė jam, dhe se nuk bėj asgjė prej vetvetes, por i them kėto gjėra ashtu si Ati mė ka mėsuar.
8 29 Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė me mua; Ati s`mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat qė i pėlqejnė``.
8 30 Ndėrsa ai thoshte kėto gjėra, shumė veta besuan nė tė.
8 31 Atėherė Jezusi u tha Judenjve qė besuan nė tė: ``Nėse do tė qėndroni nė fjalėn time, jeni me tė vėrtetė dishepujt e mi;
8 32 do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t`ju bėjė tė lirė``.
8 33 Ata iu pėrgjigjėn: ``Ne jemi pasardhės tė Abrahamit dhe s`kemi qenė kurrė sk-llevėr tė askujt; si mund tė thuash ti: "Do tė bėheni tė lirė"?``.
8 34 Jezusi u pėrgjigj atyre: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Kush bėn mėkatin ėshtė skllav i mėkatit.
8 35 Por skllavi nuk rri pėrgjithmonė nė shtėpi; ndėrsa biri rri pėrgjithmonė.
8 36 Pra, nėse Biri do t`ju bėjė tė lirė, do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė``.
8 37 ``Unė e di se jeni pasardhėsit e Abrahamit, por ju kėrkoni tė mė vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend nė ju.
8 38 Unė flas pėr ē`kam parė tek Ati im, dhe ju bėni gjėrat qė keni parė tek ati juaj``.
8 39 Ata, duke u pėrgjigjur, i thanė: ``Ati ynė ėshtė Abrahami``. Jezusi u tha atyre: ``Po tė ishit bij tė Abrahamit, do tė bėnit veprat e Abrahamit;
8 40 por ju tani kėrkoni tė mė vrisni mua, qė ju kam folur tė vėrtetėn qė kam dėgjuar nga Perėndia; Abrahami kėtė nuk e bėri.
8 41 Ju bėni veprat e atit tuaj``. Prandaj ata i thanė: ``Ne nuk lindėm nga kurvėrimi; ne kemi njė Atė tė vetėm: Perėndinė``.
8 42 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Po tė ishte Perėndia Ati juaj, ju do tė mė donit, sepse kam dalė dhe kam ardhur nga Perėndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai mė ka dėrguar.
8 43 Pėrse nuk e kuptoni thėnien time? Sepse nuk mund tė dėgjoni fjalėn time.
8 44 Ju jeni nga djalli, qė ėshtė ati juaj, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj; ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės.
8 45 Kurse mua, duke qenė se ju them tė vėrtetėn, nuk mė besoni.
8 46 Cili nga ju mė bind pėr mėkat? Nėse flas tė vėrtetėn, pėrse nuk mė besoni?
8 47 Kush ėshtė prej Perėndisė, i dėgjon fjalėt e Perėndisė; prandaj ju nuk dėgjoni, se nuk jeni prej Perėndisė``.
8 48 Atėherė Judenjtė iu pėrgjigjėn dhe i thanė: ``A nuk themi me tė drejtė se ti je Samaritan dhe se ke njė demon?``.
8 49 Jezusi u pėrgjigj: ``Unė s`kam njė demon, por nderoj Atin tim; ju pėrkundrazi mė ēnderoni.
8 50 Tani unė nuk kėrkoj lavdinė time, ka kush e kėrkon dhe gjykon.
8 51 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ai qė zbaton fjalėn time, nuk do ta shohė kurrė vdekjen, pėrjetė``.
8 52 Pra Judenjtė i thanė: ``Tani njohim se ti ke njė demon. Abrahami dhe profetėt kanė vdekur, kurse ti thua: "Kur njėri zbaton fjalėn time, nuk do ta shijojė kurrė vdekjen, pėrjetė".
8 53 Ti qenke mė i madh se ati ynė Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetėt kanė vdekur; kush pretendon se je?``.
8 54 Jezusi u pėrgjigj: ``Nė qoftė se unė e pėrlėvdoj veten, lavdia ime s`ėshtė asgjė. Éshtė Ati im ai qė mė pėrlėvdon, pėr tė cilin ju thoni se ėshtė Perėndia juaj.
8 55 Por ju ende s`e keni njohur, kurse unė e njoh dhe, po tė thoja se nuk e njoh, do tė isha njė gėnjeshtar si ju; por unė e njoh dhe e zbatoj fjalėn e tij.
8 56 Abrahami, ati juaj, ngazėllohej nė shpresėn qė tė shihte ditėn time; e pa dhe u gėzua``.
8 57 Judenjtė, pra, i thanė: ``Ti ende nuk je pesėdhjetė vjeē dhe e paske parė Abrahamin?``.
8 58 Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam``.
8 59 Atėherė ata morėn gurė, qė t`i hidhnin kundėr tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kėshtu u largua.
9 1 Kur po kalonte, pa njė njeri qė ishte i verbėr qė nga lindja.
9 2 Dhe dishepujt e tij e pyetėn duke thėnė: ``Mėsues, kush ka mėkatuar, ai apo prindėrit e tij, qė ai ka lindur i verbėr?``.
9 3 Jezusi u pėrgjigj: ``As ai, as prindėrit e tij s`kanė mėkatuar, por kjo ndodhi qė tek ai tė dėftohen veprat e Perėndisė.
9 4 Unė duhet t`i kryej veprat e atij qė mė ka dėrguar sa ėshtė ditė; vjen nata kur askush nuk mund tė veprojė.
9 5 Derisa jam nė botė, unė jam drita e botės``.
9 6 Pasi kishte thėnė kėto gjėra, pėshtyu pėrdhe, bėri baltė me pėshtymė dhe leu sytė e tė verbrit me tė.
9 7 Pastaj i tha: ``Shko, lahu nė pellgun e Siloamit`` (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė.
9 8 Atėherė fqinjtė dhe ata qė mė parė e kishin parė tė verbėr, thanė: ``A s`ėshtė ky ai qė rrinte ulur dhe lypte?``.
9 9 Disa thoshnin: ``Ai ėshtė``. Tė tjerė: ``I pėrngjan atij``. Dhe ai thoshte: ``Unė jam``.
9 10 I thanė pra: ``Si tė janė hapur sytė?``.
9 11 Ai u pėrgjigj dhe tha: ``Njė njeri, qė quhet Jezus, ka bėrė baltė, m`i leu sytė dhe mė tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unė shkova atje, u lava dhe m`u kthye drita e syve``.
9 12 Dhe ata i thanė: ``Ku ėshtė ai?``. Ai u pėrgjigj: ``Nuk e di``.
9 13 Atėherė ata e ēuan te farisenjtė atė qė mė parė kishte qenė i verbėr.
9 14 Dhe ishte e shtunė kur Jezusi bėri baltėn dhe ia hapi sytė.
9 15 Edhe farisenjtė, pra, e pyesnin pėrsėri si e fitoi dritėn e syve. Dhe ai u tha atyre: ``Mė vuri baltė mbi sy, u lava dhe shoh``.
9 16 Atėherė disa farisenj thanė: ``Ky njeri nuk ėshtė nga Perėndia, sepse nuk e respekton tė shtunėn!``. Tė tjerė thoshnin: ``Si mund tė kryejė shenja tė tilla njė njeri mėkatar?``. Dhe kishte pėrēarje midis tyre.
9 17 E pyetėn, pra, pėrsėri tė verbrin: ``Po ti, ē`thua pėr atė pėr faktin qė t`i ka hapur sytė?``. Ai tha: ``Éshtė njė profet``.
9 18 Por Judenjtė nuk besuan se ai kishte qenė i verbėr dhe se kishte fituar dritėn e syve, derisa thirrėn prindėrit e atij qė kishte fituar dritėn e syve.
9 19 Dhe i pyetėn ata: ``A ėshtė ky djali juaj, pėr tė cilin ju thoni se ka lindur i verbėr? Vallė si sheh tani?``.
9 20 Prindėrit e tij, duke u pėrgjigjur atyre, thanė: ``E dimė se ky ėshtė djali ynė dhe se ka lindur i verbėr,
9 21 por ne nuk dimė se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytė; pyeteni atė; ai moshė ka, do t`ju flasė pėr veten e vet``.
9 22 Kėto thanė prindėrit e tij, sepse kishin frikė nga Judenjtė; sepse Judenjtė kishin vendosur qė, nėse dikush do ta rrėfente Jezusin si Krishti, do tė pėrjashtohej nga sinagoga.
9 23 Prandaj prindėrit e tij thanė: ``Moshė ka, pyeteni atė``.
9 24 Atėherė ata e thirrėn pėrsėri njeriun qė kishte qenė i verbėr dhe i thanė: ``Jepi lavdi Perėndisė; ne e dimė se ai njeri ėshtė mėkatar``.
9 25 Ai atėherė u pėrgjigj dhe tha: ``Nė ėshtė mėkatar, nuk e di, por di njė gjė, qė isha i verbėr dhe tani shoh``.
9 26 E pyetėn pėrsėri: ``Ē`tė bėri? Si t`i ka hapur sytė?``.
9 27 Ai u pėrgjigj atyre: ``Unė tashmė ua kam thėnė dhe ju nuk keni dėgjuar; pse doni ta dėgjoni pėrsėri? Doni ndoshta tė bėheni edhe ju dishepuj tė tij?``.
9 28 Por ata e fyen dhe thanė: ``Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj tė Moisiut!
9 29 Ne e dimė se Perėndia i foli Moisiut; sa pėr atė, nuk e dimė se nga ėshtė``.
9 30 Ai njeri u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``E pra, ėshtė e ēuditshme qė ju tė mos dini nga ėshtė ai; megjithatė ai m`i hapi sytė!
9 31 Dhe ne e dimė se Perėndia nuk i dėgjon mėkatarėt, por nėse dikush ėshtė i druajtshėm ndaj Perėndisė dhe bėn vullnetin e tij, ai atė e dėgjon!
9 32 Qė prej fillimit tė botės nuk ėshtė dėgjuar qė dikush t`ia ketė hapur sytė njė tė linduri tė verbėr.
9 33 Po tė mos ishte ky nga Perėndia, nuk do tė mund tė bėnte asgjė``.
9 34 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Ti ke lindur i tėri nė mėkate e don tė na mėsosh?``. Dhe e nxorėn jashtė.
9 35 Jezusi e mori vesh se e nxorėn jashtė dhe, kur e gjeti, i tha: ``A beson ti nė Birin e Perėndisė?``.
9 36 Ai u pėrgjigj dhe tha: ``Kush ėshtė, Zot, qė unė tė besoj nė tė?``.
9 37 Dhe Jezusi i tha: ``Ti e ke parė; ėshtė pikėrisht ai qė po tė flet``.
9 38 Atėherė ai tha: ``Unė besoj, o Zot``; dhe e adhuroi.
9 39 Pastaj Jezusi tha: ``Unė kam ardhur nė kėtė botė pėr tė bėrė njė gjyq, qė ata qė nuk shohin tė shohin dhe ata qė shohin tė verbohen``.
9 40 Disa nga farisenjtė qė ishin me tė i dėgjuan kėto gjėra dhe i thanė: ``Jemi tė verbėr edhe ne?``.
9 41 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``Po tė ishit tė verbėr, nuk do tė kishit asnjė mėkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mėkati juaj mbetet``.
10 1 ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: Ai qė nuk hyn nėpėr derė tė vathės sė deleve, por ngjitet nga njė anė tjetėr, ai ėshtė vjedhės dhe kusar;
10 2 kurse kush hyn nėpėr derė ėshtė bariu i deleve.
10 3 Atij ia hap portieri; delet e dėgjojnė zėrin e tij, dhe ai i thėrret delet e tij me emėr dhe i prin jashtė.
10 4 Dhe, pasi i ka nxjerrė delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zėrin e tij.
10 5 Por nuk ndjekin asnjė tė huaj, por do tė ikin larg tij, sepse nuk e njohin zėrin e tė huajve``.
10 6 Jezusi u tha atyre kėtė shėmbėlltyrė, por ata nuk morėn vesh pėr ēfarė po u fliste.
10 7 Prandaj Jezusi u tha atyre pėrsėri: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: unė jam dera e deleve.
10 8 Tė gjithė ata qė erdhėn para meje janė vjedhės e kusarė; por delet nuk i kanė dėgjuar.
10 9 Unė jam dera; nėse dikush hyn nėpėrmjet meje, do tė shpėtohet; do tė hyjė, do tė dalė dhe do tė gjejė kullotė.
10 10 Vjedhėsi nuk vjen veēse pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e pėr tė shkatėrruar; por unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk.
10 11 Unė jam bariu i mirė; bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet.
10 12 Kurse rrogėtari, qė nuk ėshtė bari, dhe delet nuk janė tė vetat, sheh ujkun qė po vjen, i braktis delet dhe ikėn; dhe ujku i rrėmben dhe i shpėrndan delet.
10 13 Rrogėtari ikėn, sepse ėshtė rrogėtar dhe nuk do t`ia dijė pėr delet.
10 14 Unė jam bariu i mirė, dhe i njoh delet e mia dhe ato mė njohin mua,
10 15 ashtu siē mė njeh Ati mua dhe unė e njoh Atin dhe lė jetėn time pėr delet.
10 16 Unė kam edhe dele tė tjera qė nuk janė tė kėsaj vathe; duhet t`i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dėgjojnė zėrin tim, dhe do tė jetė njė tufė e vetme dhe njė Bari i vetėm.
10 17 Prandaj Ati mė do, sepse unė e lė jetėn time qė ta marr pėrsėri.
10 18 Askush nuk mund tė ma heqė, por e lė nga vetja; unė kam pushtet ta lė e pushtet ta marr pėrsėri; ky ėshtė urdhri qė kam marrė nga Ati im``.
10 19 Atėherė lindi pėrsėri njė pėrēarje midis Judenjve pėr shkak tė kėtyre fjalėve.
10 20 Dhe shumė nga ata thoshnin: ``Ai ka njė demon dhe nuk ėshtė nė vete; pėrse e dėgjoni?``.
10 21 Tė tjerė thoshnin: ``Kėto nuk janė fjalė tė njė tė demonizuari; a mundet njė demon t`ua hap sytė tė verbėrve?``.
10 22 U kremtua festa e Kushtimit nė Jeruzalem, dhe ishte dimėr.
10 23 Dhe Jezusi po ecte nė tempull, nėn portikun e Salomonit.
10 24 E rrethuan, pra, Judenjtė dhe i thanė: ``Deri kur do tė na mbash pezull? Nėse je Krishti, na e thuaj haptas``.
10 25 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``Unė jua kam thėnė, por ju nuk besoni; veprat qė bėj nė emėr tė Atit tim, janė ato qė dėshmojnė pėr mua.
10 26 Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siē jua kam thėnė.
10 27 Delet e mia e dėgjojnė zėrin tim, unė i njoh dhe ato mė ndjekin;
10 28 dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do t`i rrėmbejė nga dora ime.
10 29 Ati im, qė m`i dha, ėshtė mė i madh se tė gjithė; dhe askush nuk mund t`i rrėmbejė nga dora e Atit tim.
10 30 Unė dhe Ati jemi njė``.
10 31 Prandaj Judenjtė morėn pėrsėri gurė pėr ta vrarė me gurė.
10 32 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``Ju tregova shumė vepra tė mira nga Ati im; pėr cilėn nga kėto mė vrisni me gurė?``.
10 33 Judenjtė u pėrgjigjėn duke thėnė: ``Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, po pėr blasfemi, dhe sepse ti, duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi``.
10 34 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``A nuk ėshtė shkruar nė ligjin tuaj: "Unė thashė: Ju jeni perėndi"?
10 35 Nėse ai i quan perėndi ata, tė cilėve u qe drejtuar fjala e Perėndisė (dhe Shkrimi nuk mund tė bjerė poshtė),
10 36 ju thoni se ai, qė Ati e ka shenjtėruar dhe e ka dėrguar nė botė, blasfemon, sepse ka thėnė: "Unė jam Biri i Perėndisė"?
10 37 Nėse unė nuk bėj veprat e Atit tim, mos mė besoni,
10 38 por nėse i bėj, edhe po tė mos mė besoni mua, u besoni tė paktėn veprave, qė tė njihni e tė besoni se Ati ėshtė nė mua dhe unė nė atė``.
10 39 Pėr kėtė arsye ata kėrkonin pėrsėri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.
10 40 Dhe shkoi pėrsėri pėrtej Jordanit, nė vendin ku mė parė Gjoni pagėzonte; dhe ndaloi aty.
10 41 Dhe shumė veta erdhėn tek ai dhe thoshnin: ``Gjoni vėrtet nuk bėri asnjė shenjė, por gjithēka qė Gjoni tha pėr kėtė ishte e vėrtetė``.
10 42 Dhe atje shumė veta besuan nė tė.
11 1 Ishte atėherė i sėmurė njė farė Llazari nga Betania, fshati i Marisė dhe i Martės, motrės sė saj.
11 2 Maria ishte ajo qė e vajosi me vaj erėkėndėshėm Zotin dhe ia fshiu kėmbėt me flokėt e saj; dhe vėllai i saj, Llazari, ishte i sėmurė.
11 3 Prandaj motrat i dėrguan fjalė Jezusit: ``Zot, ja, ai qė ti e do shumė ėshtė i sėmurė``.
11 4 Dhe Jezusi si dėgjoi kėto tha: ``Kjo sėmundje nuk ėshtė pėr vdekje, po pėr lavdinė e Perėndisė, qė nėpėrmjet saj tė pėrlėvdohet Biri i Perėndisė``.
11 5 Por Jezusi e donte Martėn, motrėn e saj dhe Llazarin.
11 6 Kur dėgjoi se Llazari ishte i sėmurė, qėndroi edhe dy ditė nė vendin ku ishte.
11 7 Pastaj u tha dishepujve: ``Tė kthehemi pėrsėri nė Jude``.
11 8 Dishepujt i thanė: ``Mėsues, pak mė parė Judenjtė kėrkonin tė tė vrisnin me gurė dhe ti po shkon pėrsėri atje?``.
11 9 Jezusi u pėrgjigj: ``Nuk janė vallė dymbėdhjetė, orėt e ditės? Kur dikush ecėn ditėn, nuk pengohet, sepse sheh dritėn e kėsaj bote,
11 10 por nėse dikush ecėn natėn, pengohet, sepse drita nuk ėshtė nė tė``.
11 11 Mbasi i tha kėto gjėra, shtoi: ``Mikun tonė, Llazarin e ka zėnė gjumi, por unė po shkoj ta zgjoj``.
11 12 Atėherė dishepujt e tij thanė: ``Zot, po tė flejė, do tė shpėtojė``.
11 13 Por Jezusi u kishte folur pėr vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur pėr fjetjen e gjumit.
11 14 Atėherė Jezusi u tha atyre haptas: ``Llazari ka vdekur.
11 15 Edhe unė gėzohem pėr ju qė nuk isha atje, qė tė besoni; por le tė shkojmė tek ai``.
11 16 Atėherė Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkėdishepujve: ``Tė shkojmė edhe ne, qė tė vdesim me tė``.
11 17 Kur arriti Jezusi, pra, gjeti qė Llazari ishte qė prej katėr ditėsh nė varr.
11 18 Por Betania ishte rreth pesėmbėdhjetė stade larg Jeruzalemit.
11 19 Dhe shumė Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria pėr t`i ngushėlluar pėr vėllanė e tyre.
11 20 Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli pėrpara; kurse Maria ishte ulur nė shtėpi.
11 21 Marta i tha Jezusit: ``Zot, po tė ishe kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur,
11 22 por edhe tani e di se tė gjitha ato qė ti i kėrkon Perėndisė, Perėndia do tė t`i japė``.
11 23 Jezusi i tha: ``Yt vėlla do tė ringjallet``.
11 24 Marta i tha: ``E di se do tė ringjallet, nė ringjallje, ditėn e fundit``.
11 25 Jezusi i tha: ``Unė jam ringjallja dhe jeta; ai qė beson nė mua, edhe sikur tė duhej tė vdesė do tė jetojė.
11 26 Dhe ai qė jeton e beson nė mua, nuk do tė vdesė kurrė pėrjetė. A e beson kėtė?``.
11 27 Ajo i tha: ``Po, Zot, unė besoj se ti je Krishti, Biri i Perėndisė, qė duhet tė vinte nė botė``
11 28 Dhe, si tha kėshtu, shkoi tė thėrrasė fshehtas Marinė, motrėn e saj, duke thėnė: ``Mėsuesi ėshtė kėtu dhe po tė thėrret``.
11 29 Posa e dėgjoi, ajo u ēua me nxitim dhe erdhi tek ai.
11 30 Por Jezusi ende nuk kishte arritur nė fshat, por ndodhej nė vendin ku Marta e kishte takuar.
11 31 Prandaj Judenjtė qė ishin me tė nė shtėpi pėr ta ngushėlluar, kur panė se Maria u ēua me nxitim dhe doli, e ndoqėn, duke thėnė: ``Ajo po shkon te varri pėr tė qarė aty``.
11 32 Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atė, i ra ndėr kėmbė duke i thėnė: ``Zot, po tė ishe ti kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur``.
11 33 Atėherė Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtė qė kishin ardhur me tė po qanin, u psherėtiu nė frymė dhe u trondit,
11 34 dhe tha: ``Ku e keni vėnė?``. Ata i thanė: ``Zot, eja e shih!``.
11 35 Jezusi qau.
11 36 Atėherė Judenjtė thanė: ``Shih, sa e donte!``.
11 37 Por disa nga ata thanė: ``Ky, qė i hapi sytė tė verbėrit, s`mund tė bėnte qė ky tė mos vdiste?".
11 38 Prandaj Jezusi, pėrsėri i tronditur pėrbrenda, erdhi te varri; por ky ishte njė guvė dhe kishte pėrpara njė gur.
11 39 Jezusi tha: ``Hiqni gurin!``. Marta, motra e tė vdekurit, i tha: ``Zot, ai tashmė qelbet, sepse ka vdekur prej katėr ditėsh``.
11 40 Jezusi i tha: ``A nuk tė thashė se po tė besosh, do tė shohėsh lavdinė e Perėndisė?``.
11 41 Atėherė ata e hoqėn gurin prej vendit ku ishte shtrirė i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytė lart dhe tha: ``O Atė, tė falėnderoj qė mė ke dėgjuar.
11 42 Unė e dija mirė se ti gjithnjė mė dėgjon, por i kam thėnė kėto pėr turmėn qė ėshtė pėrreth, qė tė besojnė se ti mė ke dėrguar``.
11 43 Dhe, mbasi tha kėto, thirri me zė tė lartė: ``Llazar, eja jashtė!``.
11 44 Atėherė i vdekuri doli, me duart e kėmbėt tė lidhura me rripa pėlhure dhe me fytyrėn tė mbėshtjellė nė njė rizė. Jezusi u tha atyre: ``Zgjidheni dhe lėreni tė shkojė!``.
11 45 Atėherė shumė nga Judenjtė, qė kishin ardhur te Maria dhe kishin parė gjithēka kishte bėrė Jezusi, besuan nė tė.
11 46 Por disa nga ata shkuan te farisenjtė dhe u treguan atyre ē`kishte bėrė Jezusi.
11 47 Atėherė krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė mblodhėn sinedrin dhe thanė: ``Ē`tė bėjmė? Ky njeri po bėn shumė shenja.
11 48 Po ta lėmė tė vazhdojė kėshtu, tė gjithė do tė besojnė nė tė, do tė vijnė Romakėt dhe do tė shkatėrrojnė vendin dhe kombin tonė``.
11 49 Por njė nga ata, Kajafa, qė ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ``Ju nuk kuptoni asgjė;
11 50 dhe as nuk e konceptoni se ėshtė e leverdishme pėr ne qė tė vdesė vetėm njė njeri pėr popullin, dhe tė mos humbasė gjithė kombi``.
11 51 Por kėtė ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenė kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej tė vdiste pėr kombin,
11 52 dhe jo vetėm pėr kombin, por edhe pėr t`i mbledhur nė njė, bijtė e Perėndisė qė ishin tė shpėrndarė.
11 53 Qė nga ajo ditė, pra, ata vendosėn ta vrasin.
11 54 Pėr kėtė arsye Jezusi nuk ecte mė haptasi midis Judenjve, por u tėrhoq nė njė krahinė afėr shkretėtirės, nė njė qytet qė quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.
11 55 Dhe Pashka e Judenjve ishte afėr dhe shumė veta nga ajo krahinė u ngjitėn nė Jeruzalem pėrpara Pashkės pėr t`u pastruar.
11 56 E kėrkonin, pra, Jezusin dhe, duke qėndruar nė tempull, thoshnin nė mes tyre: ``Si ju duket juve? A do tė vijė ai pėr festė?``.
11 57 Krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė kishin dhėnė urdhėr qė, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, tė sinjalizonte qė ta kapnin.
12 1 Jezusi, pra, gjashtė ditė pėrpara Pashkės, erdhii nė Betani, ku banonte Llazari, ai qė kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej sė vdekurish.
12 2 Dhe aty i shtruan njė darkė: Marta shėrbente dhe Llazari ishte njė nga ata qė rrinin nė tryezė me tė.
12 3 Atėherė Maria mori njė liber vaj erėkėndshėm prej nardi tė pastėr shumė tė kushtueshėm, vajosi me tė kėmbėt e Jezusit dhe i fshiu kėmbėt e tij me flokėt e saj; dhe shtėpia u mbush me erėn e kėtij vaji.
12 4 Atėherė njė nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai qė do ta tradhtonte, tha:
12 5 ``Pse nuk u shit ky vaj pėr treqind denarė dhe t`u jepej fitimi tė varfėrve?``.
12 6 Por ai e tha kėtė, jo se kujdesej pėr tė varfrit, por sepse ishte vjedhės dhe, duke qenė se ai e mbante qesen, mbante ē`shtinin atje brenda.
12 7 Jezusi, pra, tha: ``Lėre! Ajo e ka ruajtur pėr ditėn e varrimit tim.
12 8 Tė varfrit nė fakt, i keni gjithmonė me ju, por mua nuk mė keni gjithmonė``.
12 9 Ndėrkaq njė turmė e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetėm pėr shkak tė Jezusit, por edhe pėr tė parė Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej sė vdekurish.
12 10 Atėherė krerėt e priftėrinjve vendosėn ta vrasin edhe Llazarin,
12 11 sepse pėr shkak tė tij, shumė veta braktisnin Judenjtė dhe besonin nė Jezusin.
12 12 Tė nesėrmen, njė turmė e madhe qė kishte ardhur nė festė, kur dėgjoi se Jezusi po vinte nė Jeruzalem,
12 13 mori degė palmash dhe i doli para, duke thirrur: ``Hosana! Bekuar ai qė vjen nė emėr tė Zotit, mbreti i Izraelit!``.
12 14 Dhe Jezusi gjeti njė kėrriē dhe hipi nė tė, siē ėshtė shkruar:
12 15 ``Mos druaj, o bijė e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalėruar mbi njė kėrriē gomareje!``.
12 16 Dishepujt e tij nuk i kuptuan pėr momentin kėto gjėra, po, kur Jezusi ishte pėrlėvduar, atėherė u kujtuan se kėto gjėra ishin shkruar pėr tė, dhe qė i kishin bėrė kėto gjėra pėr tė.
12 17 Kėshtu turma, qė ishte me tė kur ai e kishte thirrur jashtė Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej sė vdekuri, jepte dėshmi pėr tė.
12 18 Prandaj turma i doli pėrpara, sepse kishte dėgjuar se ai kishte bėrė kėtė shenjė.
12 19 Atėherė farisenjtė thanė midis tyre: ``A e shihni se s`po bėni asgjė; ja, bota shkon pas tij``.
12 20 Dhe midis atyre qė ishin ngjitur pėr tė adhuruar gjatė festės ishin edhe disa Grekė.
12 21 Ata, pra, iu afruan Filipit, qė ishte nga Betsaida e Galilesė, dhe iu lutėn duke thėnė: ``Zot, duam tė shohim Jezusin``.
12 22 Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe pėrsėri Andrea dhe Filipi ia thanė Jezusit.
12 23 Por Jezusi u pėrgjigj atyre duke thėnė: ``Ora ka ardhur, nė tė cilėn Biri i njeriut duhet tė pėrlėvdohet,
12 24 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Nėse kokrra e grurit e rėnė nė dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po tė vdesė, jep shumė fryt!
12 25 Kush e do jetėn e vet do ta humbasė; dhe kush e urren jetėn e vet nė kėtė botė, do ta ruajė pėr jetėn e pėrjetshme.
12 26 Nė qoftė se dikush mė shėrben, tė mė ndjekė; dhe ku jam unė, atje do tė jetė dhe shėrbėtori im; nė qoftė se dikush mė shėrben, Ati im do ta nderojė.
12 27 Tani shpirti im ėshtė i tronditur dhe ēfarė tė them: O Atė, mė shpėto nga kjo orė? Por pėr kėtė unė kam ardhur nė kėtė orė.
12 28 O Atė, pėrlėvdo emrin tėnd!`` Atėherė njė zė erdhi nga qielli: ``E kam pėrlėvduar dhe do ta pėrlėvdoj akoma!``.
12 29 Turma, pra, qė ishte e pranishme dhe e dėgjoi zėrin, thoshte se qe njė bubullimė. Tė tjerė thoshnin: ``Njė engjėll i ka folur!``.
12 30 Dhe Jezusi u pėrgjigj dhe tha: ``Ky zė nuk ka ardhur pėr mua, por pėr ju.
12 31 Tani ėshtė gjykimi i kėsaj bote; tani do tė hidhet jashtė princi i kėsaj bote!
12 32 Dhe unė, kur tė jem ngritur lart nga toka, do t`i tėrheq tė gjithė tek unė``.
12 33 Por ai i thoshte kėto pėr tė treguar nga ē`lloj vdekje duhet tė vdiste.
12 34 Turma iu pėrgjigj: ``Ne kemi dėgjuar nga ligji se Krishti mbetet pėrjetė; tani si mund tė thuash ti se Biri i njeriut duhet tė ngrihet lart? Kush ėshtė ky Bir i njeriut?``.
12 35 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Drita ėshtė me ju edhe pėr pak kohė; ecni gjersa keni dritė, qė tė mos ju zėrė errėsira; kush ecėn nė errėsirė nuk di se ku shkon``.
12 36 ``Gjersa keni dritė, besoni nė dritė, qė tė bėheni bij tė dritės``. Kėto gjėra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
12 37 Ndonėse kishte bėrė shumė shenja para tyre, ata nuk besonin nė tė,
12 38 qė tė pėrmbushej fjala e profetit Isaia qė tha: ``Zot, kush i ka besuar predikimit tonė? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?``.
12 39 Prandaj ata nuk mund tė besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:
12 40 ``Ai i ka verbuar sytė e tyre dhe i ka ngurtėsuar zemrat e tyre, qė tė mos shohin me sy dhe tė mos kuptojnė me zemėr, tė mos kthehen dhe unė tė mos i shėroj``.
12 41 Kėto gjėra tha Isaia, kur e pa lavdinė e tij dhe foli pėr tė.
12 42 Megjithatė, edhe midis krerėve, shumė besuan nė tė; por, pėr shkak tė farisenjve, nuk e rrėfenin, pėr tė mos qenė tė pėrjashtuar nga sinagoga,
12 43 sepse donin lavdinė e njerėzve mė tepėr, se lavdinė e Perėndisė.
12 44 Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ``Kush beson nė mua, nuk beson nė mua, por nė atė qė mė ka dėrguar.
12 45 Dhe kush mė sheh mua, sheh atė qė mė ka dėrguar.
12 46 Unė kam ardhur si drita pėr botėn, qė kushdo qė beson nė mua tė mos mbetet nė errėsirė.
12 47 Dhe nėse ndokush i dėgjon fjalėt e mia dhe nuk beson, unė nuk e gjykoj; sepse unė nuk kam ardhur ta gjykoj botėn, por ta shpėtoj botėn.
12 48 Kush mė hedh poshtė dhe nuk i pranon fjalėt e mia, ka kush e gjykon; fjala qė kam shpallur do tė jetė ajo qė do ta gjykojė nė ditėn e fundit.
12 49 Sepse unė nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetė mė ka dėrguar dhe mė ka urdhėruar ē`duhet tė them e tė shpall.
12 50 Dhe unė e di se urdhėrimi i tij ėshtė jetė e pėrjetshme; gjėrat, pra, qė them unė, i them ashtu siē m`i ka thėnė Ati``.
13 1 Por pėrpara festės sė Pashkės, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij tė kalojė nga kjo botė tek Ati, duke i dashur tė vetėt qė ishin nė botė, i deshi deri nė fund.
13 2 Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtėnė nė zemėr Judė Iskariotit, birit tė Simonit, ta tradhtonte,
13 3 Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhėnė gjithēka nė duar, dhe se ai kishte dalė nga Perėndia dhe te Perėndia po kthehej,
13 4 u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori njė peshqir dhe u ngjesh.
13 5 Mbasi hodhi ujė nė njė legen, filloi tė lante kėmbėt e dishepujve dhe t`ua fshijnte me peshqirin, me tė cilin ishte ngjeshur.
13 6 Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: ``Zot, ti tė m`i lash kėmbėt mua?``.
13 7 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Atė qė po bėj unė, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kėsaj``.
13 8 Pjetri i tha: ``Ti kurrė nuk do tė m`i lash kėmbėt``. Jezusi iu pėrgjigi: ``Po nuk tė lava, ti nuk do tė kesh pjesė me mua``.
13 9 Simon Pjetri i tha: ``Zot, jo vetėm kėmbėt, por edhe duart dhe kokėn``.
13 10 Jezusi i tha: ``Ai qė ėshtė i larė, s`ka nevojė veēse tė lajė kėmbėt dhe ėshtė krejt i pastėr; edhe ju jeni tė pastėr, por jo tė gjithė``.
13 11 Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: ``Nuk jeni tė gjithė tė pastėr``.
13 12 Kėshtu, mbasi ua lau kėmbėt, mori pėrsėri rrobat e tij, zuri vend rishtas nė tryezė dhe u tha atyre: ``A e kuptoni kėtė qė ju kam bėrė?
13 13 Ju mė quani Mėsues dhe Zot, dhe mirė thoni, sepse jam.
13 14 Nė qoftė se unė, Zoti dhe Mėsuesi, ju kam larė kėmbėt, edhe ju duhet t`i lani kėmbėt njėri-tjetrit.
13 15 Unė, nė fakt, ju kam dhėnė shėmbullin qė ashtu siē kam bėrė unė, bėni edhe ju.
13 16 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se padroni i tij, as i dėrguari mė i madh se ai qė e ka dėrguar.
13 17 Po t`i dini kėto gjėra, tė lumur jeni ju nėse do t`i bėni.
13 18 Nuk po flas pėr ju tė gjithė; unė i njoh ata qė kam zgjedhur, por duhet tė pėrmbushet ky Shkrim: "Ai qė ha bukėn me mua, ka ngritur thembrėn kundėr meje".
13 19 Po ju them qė tani, para se tė ndodhė, qė, kur tė ketė ndodhur, tė besoni se unė jam Krishti.
13 20 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Kush pranon atė qė dėrgoj unė, mė pranon mua; dhe kush mė pranon mua, pranon atė qė mė ka dėrguar``.
13 21 Mbasi i tha kėto fjalė, Jezusi, u trondit nė frymė, dhe dėshmoi e tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se njė nga ju do tė mė tradhtojė``.
13 22 Atėherė dishepujt u panė njėri me tjetrin, por nuk arrinin tė kuptonin pėr kė po fliste.
13 23 Por njė nga dishepujt e tij, tė cilin Jezusi e donte, ishte mbėshtetur te kraharori i Jezusit.
13 24 Atėherė Simon Pjetri i bėri shenjė tė pyeste kush ishte ai pėr tė cilin foli.
13 25 Dhe ai dishepull, duke u pėrkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: ``Zot, kush ėshtė?``.
13 26 Jezusi u pėrgjigj: ``Éshtė ai tė cilit do t`i jap kafshatėn, pasi ta kem ngjyer``. Dhe e ngjeu kafshatėn e ia dha Judė Iskariotit, birit tė Simonit.
13 27 Dhe pas kafshatės, Satani hyri nė tė. Atėherė Jezusi i tha: ``Ē`ke pėr tė bėrė, bėje shpejt!``.
13 28 Por asnjė nga ata qė ishin nė tryezė nuk e mori vesh pse ai e tha kėtė.
13 29 Disa nė fakt mendonin se, duke qenė se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thėnė: ``Bli gjėrat qė na duhen pėr festėn``; ose qė t`u jepte diēka tė varfėrve.
13 30 Ai, pra, mori kafshatėn dhe doli menjėherė. Ishte natė.
13 31 Kur doli ai, Jezusi tha: ``Tani Biri i njeriut ėshtė pėrlėvduar dhe Perėndia ėshtė pėrlėvduar nė tė.
13 32 Nė qoftė se Perėndia ėshtė pėrlėvduar nė tė, Perėndia do ta pėrlėvdojė edhe nė vetvete dhe do ta pėrlėvdojė menjėherė.
13 33 Djema, edhe pėr pak kohė jam me ju; ju do tė mė kėrkoni, por ashtu siē u kam thėnė Judenjve: "Atje ku po shkoj unė ju nuk mund tė vini". Kėshtu tani po ju them edhe juve.
13 34 Po ju jap njė urdhėrim tė ri: ta doni njėri-tjetrin; sikurse unė ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njėri-tjetrin.
13 35 Prej kėsaj do t`ju njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi, nėse keni dashuri pėr njėri-tjetrin``.
13 36 Simon Pjetri i tha: ``Zot, ku po shkon?``. Jezusi iu pėrgjigj: ``Atje ku po shkoj unė, ti nuk mund tė mė ndjekėsh tani; por mė vonė do tė mė ndjekėsh``.
13 37 Pjetri i tha: ``Zot, pse nuk tė ndiqkam dot tani? Unė do tė jap jetėn time pėr ty!``.
13 38 Jezusi iu pėrgjigj: ``Ti do ta japėsh jetėn tėnde pėr mua? Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them: gjeli nuk do tė kėndojė, para se ti tė mė kesh mohuar tri herė!``.
14 1 ``Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua!
14 2 Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t`ju thoja. Unė po shkoj t`ju pėrgatis njė vend.
14 3 Dhe kur tė shkoj e t`ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t`ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju.
14 4 Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhėn``.
14 5 Thomai i tha: ``Zot, ne nuk e dimė se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhėn?``
14 6 Jezusi i tha: ``Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje.
14 7 Po tė mė kishit njohur, do tė kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parė``.
14 8 Filipi i tha: ``Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton``.
14 9 Jezusi i tha: ``Ka kaq kohė qė unė jam me ju dhe ti nuk mė ke njohur akoma, o Filip? Kush mė ka parė mua, ka parė Atin; Si vallė po thua: "Na e trego Atin?".
14 10 A nuk beson se unė jam nė Atin dhe se Ati ėshtė nė mua? Fjalėt qė po ju them, nuk i them nga vetja. Ati qė qėndron nė mua, ėshtė ai qė i bėn veprat.
14 11 Mė besoni se unė jam nė Atin dhe se Ati ėshtė nė mua; nė mos, mė besoni pėr shkak tė vet veprave.
14 12 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: kush beson nė mua do tė bėjė edhe ai veprat qė bėj unė; madje do tė bėjė edhe mė tė mėdha se kėto, sepse unė po shkoj tek Ati.
14 13 Dhe ēfarėdo tė kėrkoni nė emrin tim, do ta bėj, qė Ati tė pėrlėvdohet nė Birin.
14 14 Nė qoftė se do tė kėrkoni diēka nė emrin tim, unė do ta bėj``.
14 15 ``Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia.
14 16 Dhe unė do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju,
14 17 Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju.
14 18 Nuk do t`ju lė bonjakė, do tė kthehem te ju.
14 19 Edhe pak kohė dhe bota nuk do tė mė shohė mė, por ju do tė mė shihni; sepse unė jetoj, edhe ju do tė jetoni.
14 20 Atė ditė do tė mėsoni se unė jam nė Atin tim, dhe se ju jeni nė mua dhe unė nė ju.
14 21 Kush ka urdhėrimet e mia dhe i zbaton, ėshtė ai qė mė do; dhe kush mė do mua, Ati im do ta dojė; dhe unė do ta dua dhe do t`i dėftehem atij``.
14 22 Juda, jo Iskarioti, i tha: ``Zot, si vallė do tė na dėftehesh neve dhe jo botės?``.
14 23 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: ``Nėse ndokush mė do, do ta zbatojė fjalėn time; edhe Ati im do ta dojė dhe ne do tė vijmė tek ai dhe do tė bėjmė banesėn tek ai.
14 24 Kush nuk mė do, nuk i zbaton fjalėt e mia; dhe fjala qė po dėgjoni nuk ėshtė imja, por e Atit qė mė ka dėrguar.
14 25 Ju kam thėnė kėto gjėra, ndėrkaq jam me ju;
14 26 por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, qė Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t`ju mėsojė ēdo gjė dhe do t`ju kujtojė tė gjitha kėto qė ju thashė.
14 27 Unė po ju lė paqen, po ju jap paqen time: unė po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittė dhe mos u frikėsoftė.
14 28 Ju keni dėgjuar qė ju thashė: "Unė po shkoj dhe do tė kthehem te ju". Po tė mė donit, do tė gėzoheshit sepse unė thashė: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati ėshtė mė i madh se unė.
14 29 Dhe jua kam thėnė tani, para se tė ndodhė, qė, kur tė ndodhė, tė besoni.
14 30 Nuk do tė flas mė gjatė me ju, sepse po vjen princi i kėsaj bote dhe ai nuk ka asgjė nė mua;
14 31 por kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se bėj ashtu siē Ati mė ka urdhėruar. Ēohuni, ikim prej kėndej!``.
15 1 ``Unė jam hardhia e vėrtetė dhe Ati im ėshtė vreshtari.
15 2 Ēdo shermend qė nuk jep fryt nė mua, ai e heq; kurse ēdo shermend qė jep fryt, ai e krasit qė tė japė edhe mė shumė fryt.
15 3 Ju tashmė jeni tė pastėr, pėr shkak tė fjalės qė ju kumtova.
15 4 Qėndroni nė mua dhe unė do tė qėndroj nė ju; sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt nga vetja, po qe se nuk qėndron nė hardhi, ashtu as ju, nėse nuk qėndroni nė mua.
15 5 Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė.
15 6 Nė qoftė se ndokush nuk qėndron nė mua, hidhet jashtė si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin nė zjarr dhe digjen.
15 7 Nė qoftė se qėndroni nė mua dhe fjalėt e mia qėndrojnė nė ju, kėrkoni ēfarė tė doni dhe do t`ju bėhet.
15 8 Nė kėtė ėshtė pėrlėvduar Ati im, qė tė jepni shumė fryt, dhe kėshtu do tė jeni dishepujt e mi.
15 9 Sikurse Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur juve; qėndroni nė dashurinė time.
15 10 Po tė zbatoni urdhėrimet e mia, do tė qėndroni nė dashurinė time, sikurse unė i zbatova urdhėrimet e Atit tim dhe qėndroj nė dashurinė e tij.
15 11 Kėto gjėra jua kam thėnė qė gėzimi im tė qėndrojė nė ju dhe gėzimi juaj tė jetė i plotė.
15 12 Ky ėshtė urdhėrimi im: ta doni njėri-tjetrin, ashtu si unė ju kam dashur juve.
15 13 Askush s`ka dashuri mė tė madhe nga kjo: tė japė jetėn e vet pėr miqtė e tij.
15 14 Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni gjėrat qė unė ju urdhėroj.
15 15 Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk e di ē`bėn i zoti; por unė ju kam quajtur miq, sepse ju bėra tė njihni tė gjitha gjėra qė kam dėgjuar nga Ati im.
15 16 Nuk mė keni zgjedhur ju mua, por unė ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova tė shkoni dhe tė jepni fryt, dhe fryti juaj tė jetė i qėndrueshėm, qė, ēfarėdo gjė qė t`i kėrkoni Atit nė emrin tim, ai t`jua japė.
15 17 Kėtė ju urdhėroj: ta doni njėri-tjetrin.
15 18 Nėse bota ju urren, ta dini se mė ka urryer mua para jush.
15 19 Po tė ishit nga bota, bota do tė donte tė vetėt; por sepse nuk jeni nga bota, por unė ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.
15 20 Kujtoni fjalėn qė ju thashė: "Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se i zoti". Nėse mė kanė pėrndjekur mua, do t`ju pėrndjekin edhe ju; nėse kanė zbatuar fjalėn time, do tė zbatojnė edhe tuajėn.
15 21 Tė gjitha kėto gjėra do t`jua bėjnė pėr shkak tė emrit tim, sepse nuk e njohin atė qė mė ka dėrguar.
15 22 Po tė mos kisha ardhur dhe tė mos u kisha folur atyre, nuk do tė kishin faj; por tani ata nuk kanė asnjė shfajėsim pėr mėkatin e tyre.
15 23 Kush mė urren mua, urren edhe Atin tim.
15 24 Po tė mos kisha bėrė nė mes tyre vepra qė askush tjetėr nuk ka bėrė, nuk do tė kishin faj; por tani, pėrkundrazi, e kanė parė, dhe mė kanė urryer mua dhe Atin tim.
15 25 Por kjo ndodhi qė tė pėrmbushet fjala e shkruar nė ligjin e tyre: "Mė kanė urryer pa shkak".
15 26 Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t`ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua.
15 27 Edhe ju, gjithashtu, do tė dėshmoni, sepse ishit me mua qė nga fillimi``.
16 1 ``Jua kam thėnė kėto gjėra, qė tė mos skandalizoheni.
16 2 Do t`ju pėrjashtojnė nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo qė t`ju vrasė, do tė mendojė se i ka kryer njė shėrbim Perėndisė.
16 3 Dhe do t`ju bėjnė kėto gjėra, sepse nuk kanė njohur as Atin, as mua.
16 4 Por unė jua kam thėnė kėto gjėra qė, kur tė vijė momenti, tė kujtoheni se unė jua kisha thėnė; por nga fillimi kėto fjalė nuk jua pata thėnė, sepse isha me ju.
16 5 Por tani unė po shkoj tek ai qė mė ka dėrguar, dhe askush nga ju s`po mė pyet: "Ku po shkon?".
16 6 Madje, pėr shkak se ju thashė kėto gjėra, trishtimi e ka mbushur zemrėn tuaj.
16 7 Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t`jua dėrgoj.
16 8 Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.
16 9 Pėr mėkat, sepse nuk besojnė nė mua;
16 10 pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe nuk do tė mė shihni mė;
16 11 pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar.
16 12 Kam edhe shumė gjėra tė tjera pėr t`ju thėnė, por ato ende ju nuk mund t`i mbani.
16 13 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t`ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t`ju kumtojė gjėrat qė do vijnė.
16 14 Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t`jua kumtojė.
16 15 Tė gjitha gjėrat qė ka Ati janė tė miat; pėr kėtė ju thashė se ai do tė marrė prej simes dhe do t`jua kumtojė.
16 16 Pas pak nuk do tė mė shihni mė; e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni, sepse unė po shkoj tek Ati``.
16 17 Atėherė disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: ``Ē`ėshtė kjo qė po na thotė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni" dhe: "Sepse unė po shkoj te Ati"?``.
16 18 Thoshnin pra: ``Ē`ėshtė kjo "Pas pak", pėr tė cilėn flet? Ne s`dimė ē`don tė thotė``.
16 19 Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: ``Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "E pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni"?
16 20 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: ju do tė qani dhe do tė mbani zi dhe bota do tė gėzohet. Ju do tė pikėlloheni, por pikėllimi juaj do tė kthehet nė gėzim.
16 21 Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fėmijėn, nuk kujton mė ankthin prej gėzimit qė lindi njė qenie njerėzore nė botė.
16 22 Kėshtu edhe ju tani jeni nė dhembje, por unė do t`ju shoh pėrsėri dhe zemra juaj do tė gėzohet, dhe askush nuk do t`ua heqė gėzimin tuaj.
16 23 Atė ditė ju nuk do tė mė bėni mė asnjė pyetje. Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ēdo gjė qė t`i kėrkoni Atit nė emrin tim, ai do t`jua japė.
16 24 Deri tani ju s`keni kėrkuar asgjė nė emrin tim; kėrkoni dhe do tė merrni, qė gėzimi juaj tė jetė i plotė.
16 25 Jua kam thėnė kėto gjėra nė shėmbėlltyra, por po vjen ora kur nuk do t`ju flas mė me shėmbėlltyra, por do t`ju flas haptas pėr Atin.
16 26 Nė atė ditė ju do tė kėrkoni nė emrin tim; dhe nuk po them se unė do t`i lutem Atit pėr ju;
16 27 Ati vetė nė fakt ju do, sepse ju mė deshėt mua dhe keni besuar se unė dola nga Perėndia.
16 28 Unė dola nga Ati dhe erdha nė botė; pėrsėri po e lė botėn dhe kthehem tek Ati``.
16 29 Dishepujt e tij i thanė: ``Ja, ti tani po flet haptas dhe s`po pėrdor asnjė shėmbėlltyrė.
16 30 Tani ne njohim se ti di gjithēka dhe s`ke nevojė qė ndokush tė tė pyesė; prandaj ne besojmė se ke dalė nga Perėndia``.
16 31 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``A besoni tani?
16 32 Ja, po vjen ora, madje tashmė ka ardhur, nė tė cilėn ju do tė shpėrndaheni, secili pėr punė tė vet, dhe do tė mė lini vetėm; por unė nuk jam vetėm, sepse Ati ėshtė me mua.
16 33 Jua kam thėnė kėto gjėra, qė ta keni paqen nė mua; nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn!``.
17 1 Jezusi tha kėto gjėra, pastaj i ngriti sytė drejt qiellit dhe tha: ``O Atė, ora ka ardhur, pėrlėvdo Birin tėnd, qė edhe Biri yt tė tė pėrlėvdojė,
17 2 sepse ti i ke dhėnė pushtet mbi ēdo mish, qė t`u japė jetė tė pėrjetshme tė gjithė atyre qė ti ia ke dhėnė.
17 3 Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar.
17 4 Unė tė kam pėrlėvduar mbi tokė; unė e kam kryer veprėn qė mė ke dhėnė tė bėj.
17 5 Tani, pra, mė pėrlėvdo, o Atė, pranė teje, me lavdinė qė unė e kisha pranė teje para se tė bėhej bota.
17 6 Unė ia kam dėftuar emrin tėnd njerėzve qė ti m`i ke dhėnė nga bota; ishin tė tutė dhe ti m`i ke dhėnė; dhe ata e kanė zbatuar fjalėn tėnde.
17 7 Tani ata kanė njohur se tė gjitha gjėrat qė ti mė ke dhėnė vijnė prej teje,
17 8 sepse ua kam dhėnė atyre fjalėt qė ti mė ke dhėnė mua; dhe ata i kanė pranuar dhe kanė njohur se me tė vėrtetė unė dola nga ti, dhe kanė besuar se ti mė ke dėrguar.
17 9 Unė lutem pėr ta, nuk lutem pėr botėn, po pėr ata qė mė ke dhėnė, sepse janė tė tutė.
17 10 Dhe tė gjitha gjėrat e mia janė tė tuat, dhe gjėrat e tua janė tė miat; dhe unė jam pėrlėvduar nė to.
17 11 Tani unė nuk jam mė nė botė, por ata janė nė botė, dhe unė po vij te ti. O Atė i shenjtė, i ruaj ata nė emrin tėnd, ata qė mė ke dhėnė, qė tė jenė njė sikurse ne!
17 12 Kur isha me ata nė botė, unė i kam ruajtur nė emrin tėnd; unė i kam ruajtur ata qė ti mė ke dhėnė dhe askush nga ata nuk ka humbur, pėrveē birit tė humbjes, qė tė pėrmbushej Shkrimi.
17 13 Por tani unė po vij te ti dhe i them kėto gjėra nė botė, qė gėzimi im tė bėhet i plotė nė ta.
17 14 Unė u kam dhėnė atyre fjalėn tėnde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janė prej botės, ashtu si edhe unė nuk jam prej botės.
17 15 Unė nuk kėrkoj qė ti t`i heqėsh nga bota, por qė ti t`i mbrosh nga i ligu.
17 16 Ata nuk janė nga bota, sikurse unė nuk jam nga bota.
17 17 Shenjtėroji nė tė vėrtetėn tėnde; fjala jote ėshtė e vėrteta.
17 18 Sikurse ti mė ke dėrguar mua nė botė, po ashtu unė i kam dėrguar ata nė botė.
17 19 Dhe unė pėr ta po shenjtėroj vetveten, qė edhe ata tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetė.
17 20 Tani unė nuk lutem vetėm pėr ta, por edhe pėr ata qė do tė besojnė nė mua me anė tė fjalės sė tyre,
17 21 qė tė gjithė tė jenė njė, ashtu si ti, o Atė, je nė mua dhe unė nė ty; edhe ata tė jenė njė nė ne, qė bota tė besojė se ti mė ke dėrguar.
17 22 Dhe unė u kam dhėnė lavdinė qė mė ke dhėnė, qė ata tė jenė njė, ashtu si ne jemi njė.
17 23 Unė jam nė ta dhe ti nė mua, qė tė jenė tė pėrsosur nė unitet dhe qė bota tė njohė qė ti mė ke dėrguar dhe qė i ke dashur, ashtu si mė ke dashur mua.
17 24 O Atė, unė dua qė atje ku jam unė, tė jenė me mua edhe ata qė mė ke dhėnė, qė ta shohin lavdinė time qė ti mė ke dhėnė, sepse ti mė ke dashur para themelimit tė botės.
17 25 O atė i drejtė, bota nuk tė ka njohur, por unė tė kam njohur; dhe kėta e kanė njohur se ti mė ke dėrguar.
17 26 Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria, me tė cilėn ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta``.
18 1 Mbasi i tha kėto gjėra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi pėrtej pėrroit tė Kedronit, ku ishte njė kopsht, nė tė cilin hyri ai me dishepujt e tij.
18 2 Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atė vend, sepse shpesh herė Jezusi tėrhiqej atje me dishepujt e tij.
18 3 Atėherė Juda mori njė grup ushtarėsh dhe rojat e dėrguara nga krerėt e priftėrinjve dhe nga farisenjtė, erdhi atje me fenerė, pishtarė dhe me armė.
18 4 Atėherė Jezusi, duke ditur gjithēka qė do t`i ndodhte, doli dhe i pyeti: ``Kė kėrkoni?``.
18 5 Ata iu pėrgjigjėn: ``Jezusin Nazareas``. Jezusi u tha atyre: ``Unė jam!``. Por Juda, qė po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.
18 6 Sapo ai u tha atyre: ``Unė jam``, ata u zmbrapsėn dhe ranė pėr dhe.
18 7 Atėherė Jezusi i pyeti pėrsėri: ``Kė kėrkoni?``. Ata thanė: ``Jezusin Nazareas``.
18 8 Jezusi u pėrgjigj: ``Ju kam thėnė se unė jam; prandaj nėse mė kėrkoni mua, i lini kėta tė shkojnė``;
18 9 qė tė pėrmbushej fjala qė kishte thėnė: ``Nuk kam humbur asnjė nga ata qė mė ke dhėnė``.
18 10 Atėherė Simon Pjetri, qė kishte njė shpatė, e nxori, i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtė; dhe ai shėrbėtor quhej Malk.
18 11 Por Jezusi i tha Pjetrit: ``Fute shpatėn tėnde nė mill; a nuk do ta pi unė kupėn qė mė ka dhėnė Ati?``.
18 12 Atėherė grupi i ushtarėve, kapiteni dhe rojet e Judenjve e kapėn Jezusin dhe e lidhėn.
18 13 E ēuan mė parė te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafės, qė ishte kryeprifti i atij viti.
18 14 Kajafa ishte ai qė i kishte kėshilluar Judenjtė se ishte e leverdishme qė njė njeri tė vdiste pėr popullin.
18 15 Por Simon Pjetri dhe njė dishepull tjetėr ndiqnin Jezusit. Dhe ky dishepull ishte i njohur i kryepriftit; dhe hyri me Jezusin nė oborrin e kryepriftit.
18 16 Por Pjetri mbeti pėrjashta te dera. Atėherė dishepulli tjetėr, qė ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bėri tė hyjė Pjetri.
18 17 Dhe shėrbėtorja portiere i tha Pjetrit: ``Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?``. Ai u pėrgjigj: ``Nuk jam``.
18 18 Ndėrkaq shėrbėtorėt dhe rojat ndezėn njė zjarr me qymyr dhe qėndronin nė kėmbė e ngroheshin, sepse bėnte ftohtė; edhe Pjetri qėndronte nė kėmbė me ta dhe ngrohej.
18 19 Por kryeprifti e pyeti Jezusin pėr dishepujt e tij dhe pėr doktrinėn e tij.
18 20 Jezusi iu pėrgjigj: ``Unė i kam folur haptas botės; gjithmonė kam mėsuar nė sinagogė e nė tempull, ku mblidhen tė gjithė Judenjtė, dhe s`kam thėnė asgjė nė fshehtėsi.
18 21 Pėrse mė pyet mua? Pyet ata qė kanė dėgjuar ē`u kam thėnė atyre; ja, ata i dinė gjėrat qė kam thėnė``.
18 22 Posa i tha kėto fjalė, njė nga rojat qė i rrinin afėr, i ra Jezusit me shuplakė, duke thėnė: ``Kėshtu i pėrgjigjesh kryepriftit?``.
18 23 Jezusi i tha: ``Po tė kem folur keq, trego ku ėshtė e keqja; por, po tė kem folur mirė, pėrse po mė bie?``.
18 24 Atėherė Ana e dėrgoi tė lidhur te Kajafa, kryeprifti.
18 25 Ndėrkaq Simon Pjetri qėndronte aty e ngrohej. I thanė, pra: ``Mos je dhe ti nga dishepujt e tij?``. Ai e mohoi dhe tha: ``Nuk jam``.
18 26 Por njė nga shėrbėtorėt e kryepriftit, farefisi i atij, tė cilit Pjetri ia kishte prerė veshin, tha: ``A s`tė pashė nė kopsht me tė?``.
18 27 Dhe Pjetri e mohoi sėrish, dhe menjėherė kėndoi gjeli.
18 28 Pastaj nga Kajafa e ēuan Jezusin nė pretorium; ishte mėngjes herėt. Por ata nuk hynė nė pretorium, qė tė mos bėheshin tė papastėr, por tė mund tė hanin Pashkėn.
18 29 Dhe kėshtu Pilati doli jashtė drejt tyre dhe tha: ``Ē`padi sillni kundėr kėtij njeriu?``.
18 30 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Nėse ai tė mos ishte keqbėrės, nuk do ta kishim dorėzuar``.
18 31 Atėherė Pilati u tha atyre: ``Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj`` Por Judenjtė i thanė: ``Neve nuk na lejohet tė vrasim njeri``.
18 32 Kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala qė kishte thėnė Jezusi, kur kishte thėnė se me ē`vdekje duhej tė vdiste.
18 33 Atėherė Pilati hyri pėrsėri nė pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: ``A je ti mbreti i Judenjve?``.
18 34 Jezusi iu pėrgjigj: ``E thua ti nga vetja, apo ta kanė thėnė tė tjerė pėr mua?``.
18 35 Pilati iu pėrgjigj: ``Jam unė vallė Jude? Kombi yt dhe krerėt e priftėrinjve tė dorėzuan tek unė; ēfarė ke bėrė?``.
18 36 Jezusi u pėrgjigj: ``Mbretėria ime nuk ėshtė e kėsaj bote; po tė ishte mbretėria ime e kėsaj bote, shėrbėtorėt e mi do tė luftonin qė tė mos u dorėzohesha Judenjve; porse tani mbretėria ime nuk ėshtė prej kėtej``.
18 37 Atėherė Pilati i tha: ``Ti, pra, qenke mbret?``. Jezusi u pėrgjigj: ``Ti thua se unė jam mbret; pėr kėtė unė kam lindur dhe pėr kėtė kam ardhur nė botė; qė tė dėshmoj pėr tė vėrtetėn; kush ėshtė pėr tė vėrtetėn, e dėgjon zėrin tim``.
18 38 Pilati e pyeti: ``Ē`ėshtė e vėrteta?``. Dhe, si foli kėtė, doli pėrsėri para Judenjve dhe u tha atyre: ``Unė nuk po gjej nė tė asnjė faj!
18 39 Por ndėr ju ėshtė zakon qė unė t`ju liroj dikė pėr Pashkė; a doni, pra, qė t`ju liroj mbretin e Judenjve?``.
18 40 Atėherė tė gjithė bėrtitėn pėrsėri, duke thėnė: ``Jo kėtė, por Barabanė!``. Por Baraba ishte njė kusar.
19 1 Atėherė Pilati mori Jezusin dhe dha urdhėr ta fshikullonin.
19 2 Dhe ushtarėt thurrėn njė kurorė me gjemba, ia vunė mbi krye dhe i veshėn siper njė mantel tė purpurt,
19 3 dhe thoshnin: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve``; dhe i binin me shuplaka.
19 4 Pastaj Pilati doli pėrsėri dhe u tha atyre: ``Ja, po jua nxjerr jashtė, qė ta dini se nuk gjej nė tė asnjė faj``.
19 5 Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorėn prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: ``Ja njeriu!``.
19 6 Kur e panė krerėt e priftėrinjve dhe rojet, filluan tė bėrtasin, duke thėnė: ``Kryqėzoje, kryqėzoje!``. Pilati u tha atyre: ``Merreni ju dhe kryqėzojeni, sepse unė nuk gjej nė tė asnjė faj``.
19 7 Judenjtė iu pėrgjigjėn: ``Ne kemi njė ligj dhe sipas ligjit tonė ai duhet tė vdesė, sepse e bėri veten Bir tė Perėndisė``.
19 8 Kur Pilati i dėgjoi kėto fjalė, kishte akoma mė shumė frikė;
19 9 dhe, si u kthye nė pretorium, i tha Jezusit: ``Nga je ti?``. Por Jezusi nuk i dha kurrfarė pėrgjigje.
19 10 Pėr kėtė arsye Pilati i tha: ``S`po mė flet? ti s`e di qė unė kam pushtet tė tė kryqėzoj dhe pushtet tė tė liroj?``.
19 11 Jezusi u pėrgjigj: ``Ti nuk do tė kishe asnjė pushtet pėrmbi mua, po tė mos tė qe dhėnė prej sė larti; prandaj ai qė mė dorėzoi tek ti ka faj mė tė madh``.
19 12 Qė nga ai moment Pilati kėrkoi ta lironte; por Judenjtė bėrtisnin, duke thėnė: ``Po e lirove kėtė, nuk je mik i Cezarit; kush e bėn veten mbret, i kundėrvihet Cezarit``.
19 13 Pilati, pra, kur i dėgjoi kėto fjalė, e ēoi jashtė Jezusin dhe u ul nė selinė e gjykatės, nė vendin e quajtur "Kalldrėm", e nė hebraisht "Gabatha";
19 14 tani ishte dita e pėrgatitjes sė Pashkės, dhe ishte afėrsisht ora e gjashtė; dhe u tha Judenjve: ``Ja mbreti juaj``.
19 15 Por ata bėrtitėn: ``Largoje! Largoje! Kryqėzoje!``. Pilati u tha atyre: ``Ta kryqėzoj mbretin tuaj?``. Krerėt e priftėrinjve u pėrgjigjėn: ``Ne s`kemi mbret tjetėr pėrveē Cezarit!``.
19 16 Atėherė ai ua dorėzoi qė tė kryqėzohej. Dhe ata e morėn Jezusin dhe e ēuan tutje.
19 17 Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit qė quhej "Kafka", qė nė hebraisht quhet "Golgota",
19 18 ku e kryqėzuan, dhe me tė dy tė tjerė, njėrin nė njė anė e tjetrin nė anėn tjetėr, dhe Jezusi nė mes.
19 19 Dhe Pilati shkroi edhe njė mbishkrim dhe e vuri nė kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".
19 20 Kėshtu kėtė mbishkrim e lexuan shumė nga Judenjtė, sepse vendi ku u kryqėzua Jezusi ishte afėr qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.
19 21 Prandaj krerėt e priftėrinjve tė Judenjve i thanė Pilatit: ``Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thėnė: "Unė jam mbreti i Judenjve"``.
19 22 Pilati u pėrgjigj: ``Atė qė kam shkruar, e kam shkruar!``.
19 23 Dhe ushtarėt, mbasi e kishin kryqėzuar Jezusin, morėn rrobat e tij dhe bėnė katėr pjesė, njė pjesė pėr ēdo ushtar, dhe tunikėn. Por tunika ishte pa tegel, e endur njė copė nga maja e deri nė fund.
19 24 Prandaj ata i thanė njėri-tjetrit: ``Nuk e grisim, por hedhim short kujt t`i bjerė``; qė tė pėrmbushej Shkrimi, qė thotė: ``I ndanė midis tyre rrobat e mia, dhe hodhėn short pėr tunikėn time``. Ushtarėt, pra, i bėnė kėto gjėra.
19 25 Por afėr kryqit tė Jezusit, qendronin nėna e tij dhe motra e nėnės sė tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenė.
19 26 Atėherė Jezusi, kur pa nėnėn e tij dhe pranė saj dishepullin qė donte, i tha nėnės sė tij: ``O grua, ja biri yt!``.
19 27 Pastaj i tha dishepullit: ``Ja nėna jote!``. Dhe qė nė atė moment ai e mori nė shtėpinė e vet.
19 28 Pas kėsaj, Jezusi, duke ditur qė tashmė ēdo gjė ishte kryer, qė tė pėrmbushej Shkrimi, tha: ``Kam etje!``.
19 29 Por aty ishte njė enė plot me uthull. Pasi shtinė njė sfungjer nė uthull dhe e vunė nė majė tė njė dege hisopi, ia afruan te goja.
19 30 Kur Jezusi e mori uthullėn, tha: ``U krye!``. Dhe duke ulur kryet, dha frymėn.
19 31 Duke qenė se ishte dita e Pėrgatitjes, me qėllim qė trupat tė mos qėndronin nė kryq tė shtunėn, sepse ajo e shtunė ishte njė ditė me rėndėsi tė veēantė, Judenjtė i kėrkuan Pilatit qė atyre t`u thyheshin kėrcinjtė dhe tė hiqeshin qė andej.
19 32 Ushtarėt, pra, erdhėn dhe ia thyen kėrcinjtė tė parit dhe pastaj edhe tjetrit qė ishte kryqėzuar me tė;
19 33 por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė,
19 34 por njėri nga ushtarėt ia tejshpoi brinjėn me njė heshtė, dhe menjėherė i doli gjak e ujė.
19 35 Dhe ai qė ka parė, ka dėshmuar pėr kėtė, dhe dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė; dhe ai e di se thotė tė vėrtetėn, qė ju tė besoni.
19 36 Kėto gjėra nė fakt ndodhėn qė tė pėrmbushet Shkrimi: ``Nuk do t`i thyhet asnjė eshtėr``.
19 37 Dhe akoma njė Shkrim tjetėr thotė: ``Do tė vėshtrojnė atė qė e kanė tejshpuar``.
19 38 Pas kėtyre gjėrave, Jozefi nga Arimatea, qė ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kėrkoi Pilatit qė mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atėherė ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
19 39 Por erdhi dhe Nikodemi, i cili mė pėrpara kishte vajtur te Jezusi natėn, duke sjellė njė pėrzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njėqind librash.
19 40 Ata, pra, e morėn trupin e Jezusit dhe e mbėshtollėn nė pėlhura liri me erėra tė kėndėshme, sipas zakonit tė varrimit qė ndiqnin Judenjtė.
19 41 Por nė atė vend ku ai u kryqėzua ishte njė kopsht, dhe nė kopsht njė varr i ri, nė tė cilėn ende nuk ishte vėnė askush.
19 42 Aty, pra, pėr shkak tė Pėrgatitjes sė Judenjve, e vunė Jezusin, sepse varri ishte afėr.
20 1 Por ditėn e parė pas sė shtunės, nė mėngjes, kur ishte ende errėt, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.
20 2 Atėherė rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetėr, tė cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ``E kanė hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimė ku e vunė``.
20 3 Atėherė Pjetri dhe dishepulli tjetėr dolėn jashtė dhe u nisėn pėr te varri.
20 4 Rendnin tė dy bashkė, por dishepulli tjetėr rendi pėrpara, mė shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.
20 5 Dhe, si u pėrkul, pa pėlhurat prej liri qė ishin nė varr, por nuk hyri aty.
20 6 Arriti edhe Simon Pjetri qė po e ndiqte, hyri nė varr dhe pa pėlhurat prej liri qė ishin pėrtokė,
20 7 dhe rizėn, qė qe vėnė mbi kokėn e Jezusit; ajo nuk ishte bashkė me pėlhurat, por ishte e palosur nė njė vend, veē.
20 8 Atėherė hyri edhe ai dishepull tjetėr qė kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.
20 9 Ata nė fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas tė cilit ai duhet tė ringjallej sė vdekurish.
20 10 Pastaj dishepujt u kthyen pėrsėri nė shtėpi.
20 11 Por Maria kishte mbetur jashtė varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarė, u pėrkul brenda varrit,
20 12 dhe pa dy engjėj, tė veshur me tė bardha, ndenjur njėri te kryet dhe tjetri te kėmbėt e vendit, ku qe trupi i Jezusit.
20 13 Ata i thanė: ``O grua, pse po qan?``. Ajo u pėrgjigj atyre: ``Sepse e kanė hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanė vėnė``.
20 14 Si tha kėtė, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, qė qėndronte nė kėmbė; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.
20 15 Jezusi i tha: ``O grua, pse po qan? Kė kėrkon?``. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ``Zot, po e pate hequr ti, mė trego ku e vure dhe unė do ta marr``.
20 16 Jezusi i tha: ``Mari!``. Dhe ajo atėherė u kthye dhe i tha: ``Rabboni!``, qė do tė thotė: Mėsues.
20 17 Jezusi i tha: ``Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj``.
20 18 Atėherė Maria Magdalena shkoi t`jua njoftojė dishepujve se kishte parė Zotin dhe se ai i kishte thėnė kėto gjėra.
20 19 Pastaj nė mbrėmje tė po asaj dite, dita e parė e javės, ndėrsa dyert e vendit ku qenė mbledhur dishepujt ishin tė mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua nė mes tyre dhe u tha atyre: ``Paqja me ju!``.
20 20 Dhe, si i tha kėto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjėn. Dishepujt pra, kur e panė Zotin, u gėzuan.
20 21 Pastaj Jezusi u tha atyre pėrsėri: ``Paqja me ju! Sikurse mė ka dėrguar mua Ati, ashtu unė po ju dėrgoj ju``.
20 22 Dhe, si tha kėto fjalė, hukati mbi ta dhe tha: ``Merrni Frymėn e Shenjtė!
20 23 Kujt do t`ia falni mėkatet, do t`i jenė falur, kujt do t`ia mbani, do t`i jenė mbajtur``.
20 24 Por Thomai, i quajtur Binjaku, njė nga tė dymbėdhjetėt, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.
20 25 Dishepujt e tjerė, pra, i thanė: ``Kemi parė Zotin``. Por ai u tha atyre: ``Po nuk e pashė nė duart e tij shenjėn e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdėve dhe dorėn time nė brinjėn e tij, unė nuk do tė besoj``.
20 26 Dhe tetė ditė mė vonė, dishepujt ishin pėrsėri nė shtėpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonėse dyert ishin tė mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ``Paqja me ju!``.
20 27 Pastaj i tha Thomait: ``Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!``.
20 28 Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: ``Zoti im dhe Perėndia im!``.
20 29 Jezusi i tha: ``Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!``.
20 30 Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr.
20 31 Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.
21 1 Pas kėtyre gjėrave, Jezusi iu shfaq pėrsėri dishepujve pranė Detit tė Tiberiadės; dhe u shfaq nė kėtė mėnyrė:
21 2 Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesė, tė bijtė e Zebedeut dhe dy tė tjerė nga dishepujt e tij ishin bashkė.
21 3 Simon Pjetri u tha atyre: ``Po shkoj tė peshkoj``. Ata i thanė: ``Po vijmė edhe ne me ty``. Dolėn dhe hipėn menjėherė nė barkė; por atė natė nuk zunė asgjė.
21 4 Nė mėngjes herėt, Jezusi ndenji te bregu; megjithatė dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.
21 5 Dhe Jezusi u tha atyre: ``O djema, a keni ndonjė gjė pėr tė ngrėnė?``. Ata iu pėrgjigjėn: ``Jo!``.
21 6 Dhe ai u tha atyre: ``Hidhni rrjetėn nė anėn e djathtė tė barkės dhe do tė gjeni``. E hodhėn, pra, dhe s`mundėn mė ta tėrhiqnin nga shumica e peshqve.
21 7 Atėherė dishepulli, tė cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: ``Éshtė Zoti``. Simon Pjetri, kur dėgjoi se ishte Zoti, u mbėshtoll me rrobė (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh nė det.
21 8 Dishepujt e tjerė pėrkundrazi shkuan me barkė (sepse nuk ishin shumė larg nga toka, vetėm dyqind kubitė), duke tėrhequr rrjetėn plot me peshq.
21 9 Mbasi dolėn nė tokė, panė njė zjarr me prush dhe mbi tė peshk dhe bukė.
21 10 Jezusi u tha atyre: ``Sillni kėtu disa nga peshqit qė zutė tani!``.
21 11 Simon Pjetri hipi pėrsėri nė barkė dhe nxori nė tokė rrjetėn, plot me peshq tė mėdhenj, njėqind e pesėdhjetė e tre; dhe, megjithse ishin aq shumė, rrjeta nuk u shqye.
21 12 Jezusi u tha atyre: ``Ejani tė hani mėngjes``. Por asnjė nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: ``Kush je?``, duke ditur se ishte Zoti.
21 13 Atėherė Jezusi erdhi, mori bukė dhe ua dha atyre; po kėshtu edhe peshkun.
21 14 Kjo ishte e treta herė qė Jezusi iu shfaq dishepujve tė vet, mbasi ishte ringjallur sė vdekuri.
21 15 Mbasi kishin ngrėnė, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ``Simon nga Jona, a mė do ti mua mė shumė se kėta?``. Iu pėrgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unė tė dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti qengjat e mi!``.
21 16 Pėrsėri e pyeti pėr tė dytėn herė: ``Simon nga Jona, a mė do ti mua?``. Iu pėrgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unė tė dua``. Jezusi i tha: ``Ki kujdes pėr delet e mia``.
21 17 E pyeti pėr tė tretėn herė: ``Simon nga Jona, a mė do ti mua?``. Pjetri u trishtua pse e pyeti pėr tė tretėn herė: ``A mė do ti mua?``, dhe iu pėrgjigj: ``Zot, ti di ēdo gjė, ti di se unė tė dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti delet e mia.
21 18 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku tė doje; po kur tė jesh plak, do t`i shtrish duart dhe dikush tjetėr do tė tė ngjeshė e do tė tė ēojė atje ku ti nuk do tė doje``.
21 19 I tha kėto fjalė pėr tė bėrė tė ditur se me ē`vdekje ai do ta pėrlėvdonte Perėndinė. Dhe, si i tha kėto, i tha: ``Ndiqmė``.
21 20 Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, tė cilin Jezusi e donte, ai qė gjatė darkės ishte mbėshtetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ``Zot, kush ėshtė ai qė po tė tradhton?``.
21 21 Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ``Zot, dhe me tė ē`do tė bėhet?``.
21 22 Jezusi iu pėrgjigj: ``Nėse dua qė ai tė mbetet derisa tė vij unė, ē`tė duhet? Ti ndiqmė!``.
21 23 Atėherė u hap zėri midis vėllezėrve se ai dishepull nuk do tė vdiste; por Jezusi nuk i kishte thėnė Pjetrit se ai nuk do tė vdiste, por: ``Nėse unė dua qė ky tė mbetet derisa tė vij unė, ē`tė duhet?``.
21 24 Ky ėshtė dishepulli qė dėshmon pėr kėto gjėra dhe qė ka shkruar kėto gjėra; dhe ne dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.
21 25 Janė edhe shumė gjėra tė tjera qė i bėri Jezusi, tė cilat, po tė shkruheshin njė nga njė, unė mendoj se nuk do tė mjaftonte mbarė bota qė t`i nxinte librat qė do tė mund tė shkruheshin. Amen.